Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Beteja për ujë: Egjipti i gatshëm për luftë kundër Etiopisë, Nilin askush s’mund ta prekë, thotë Kajroja zyrtare!

July 11, 2020
6
SHARES
769
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nili

Tensionet në mosmarrëveshjen e shumë viteve midis Kajros dhe Adis Abeba për ndërtimin e një hidrocentrali të madh në Etiopi kanë arritur në nivelin e ngritjes së armëve, ku Etiopia ka paralajmëruar se këtë muaj do të fillojë të mbushë liqenin e madh artificial në Nilin e Kaltër, që nxit frikë tek egjiptianët që mund të mbetet pa burimin kryesor të ujit.

Egjipti, Etiopia dhe Sudani janë në përpjekjen e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen për projektin “Digat e Rilindjes së Madhe Etiopiane”, shkruan Financial Times, por gjithashtu tregon se pas gati 10 viteve bisedimesh të dështuara, tensionet mes tre vendeve po rriten derisa mosbesimi vazhdon të mbizotërojë mes tyre.

Kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba, ka bërë të ditur se pavarësisht faktit nëse do të arrihet marrëveshja që do të duhej të rregullonte punën e hidrocentralit më të madh në Afrikë, këtë muaj do të fillojë ta mbush me ujë rezervuarin gjigant për projektin që kap vlerën e 4.8 miliardë dollarëve, raporton Radio Evropa e Lirë.

Etiopia e sheh projektin si çelës për planet e saj të zhvillimit për të siguruar energji elektrike për dhjetëra miliona banorë të saj, derisa Egjipti, që plotësisht varet nga uji i Nilit, qeveria e saj është thellësisht e shqetësuar për mungesën e ujit në të ardhmen nëse Etiopia ka kontroll të pakufizuar mbi rrjedhën e ujit.

Egjipti frikësohet se pa një mekanizëm detyrues për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilin Etiopia e hedh poshtë, do të lihej në mëshirën e Addis Ababas në rast të mungesës së ujit që do të dëmtonte ekonominë e vendit dhe do të privonte miliona fermerë nga jetesa, pasi rreth 86 për qind e ujit të Nilit që arrin në Egjipt, kalon përmes Nilit të Kaltër nga Etiopia.

Egjipti po përpiqet të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Etiopisë për një marrëveshje mbi përdorimin e ujit nga Nili, shkruan Wall Street Journal, duke theksuar se mosmarrëveshja prej shumë vitesh midis dy vendeve afrikane ka quar në kërcënime për luftë dhe shqetësime rreth konflikteve të ardhshme, mbi burimet e ujit nën presionin e ndryshimeve klimatike.

Kajro iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Lidhjes Arabe si dhe vendeve tjera afrikane, Lindjes së Mesme dhe Evropës, duke u kërkuar atyre që të ndërhyjnë. Presioni diplomatik i rritur, megjithatë ka kufizimet e saj, vlerësojnë analistët, ndërsa veprimi ushtarak i Egjiptit është jo real dhe pak i besueshëm.

Zyrtarët thonë se disa raunde bisedimesh midis tre vendeve gjatë viteve të fundit kanë quar në një marrëveshje prej rreth 90 për qind, përfshirë një afat shtatëvjeçar për ta mbushur liqenin artificial, por mosmarrëveshjet mbesin për masat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhe nëse marrëveshja do të jetë juridikisht detyruese.

Në shkurt, Etiopia hodhi poshtë një projekt-marrëveshje të pranuar nga Egjipti, duke argumentuar se do të duhej të lëshonte shumë ujë në rast të thatësirave. Sipas ekspertëve duke u thirrur në marrëveshjen e mëparshme që i jep Egjiptit dhe Sudanit shumicën e të drejtave mbi ujërat e Nilit, Etiopia refuzon atë marrëveshje si trashëgimi të kolonializmit britanik.

Nga ana tjetër, pretendimi mijëvjeçar i Egjiptit për dominim në Afrikën e Veriut, ka themelet në kohën kur faraonët kontrollonin lumin që u identifikua me rëndësi historike për vendin, shkruan Times, duke theksuar se mbi 90 për qind në 100 milionë egjiptianë jetojnë përgjatë Nilit ose në deltën e saj.

Gjatë vizitës së fundit në një bazë ajrore, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, u tha pilotëve që të jenë të gatshëm për çdo mision brenda dhe jashtë vendit, ndërsa sipas Times, ai është në kulmin e dërgimit të mesazheve luftarake në mediat e dy vendeve. Kryeministri i Etiopisë, Abi Ahmed, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe gjatë vitit të kaluar, paralajmëroi se asnjë forcë nuk mund ta ndalojë Etiopinë të ndërtojë një digë, duke theksuar se në rast të shpërthimit të një lufte, miliona etiopianë do të jenë të gatshëm.

ShareTweet

Related Posts

Egjipti heq gjendjen e jashtëzakonshme pas 4 vitesh!

October 27, 2021

Shqiptari nga Drenica, Dr. Tahir Kukaj emërohet këshilltar në administratën e kryebashkiakut të Nju Jorkut!

October 19, 2021

Normalizimi i Marrëdhënieve Turqi-Egjipt!

June 4, 2021

Egjipti kërkon 1 miliard dollarë, për shkak se anija kishte bllokuar Kanalin e Suezit!

April 2, 2021
Kanali i Suezit – Kush e ndërtoi, çfarë rëndësie ka dhe roli i shqiptarëve aty!

Kanali i Suezit – Kush e ndërtoi, çfarë rëndësie ka dhe roli i shqiptarëve aty!

March 27, 2021

Kaos i paparë në 150 vjetët e fundit në Kanalin e Suezit, bllokohet transporti detar botëtor!

March 26, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.