Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Besueshmëria e medias në kohën e Coronës!

April 20, 2020
4
SHARES
930
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Martin Muno

Nga informohemi ne për pandeminë e Coronës? Sigurisht përmes mediave. Por kujt mund t’i besojmë? Në kohë të rrezikshme kanë rëndësi të madhe mediat që ofrojnë informacion të besueshëm.

Shkruan: Martin Muno

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron një ndjesi e çuditshme…sidomos në ditë, në të cilat pranvera me cicërimën e zogjve e aromën e luleve qëndron në kontrast të thellë me kërcënimin që na rrethon kudo. Ka gjëra, që nuk i kapim dot me shqisa. Kjo vlen si për ndryshimin e klimës, rrezatimin atomik, e aq më shumë për një pandemi. Gjërat mund të transmentohen përmes komunikimit, ka thënë sociologu Niklas Luhmann.

Edhe për virusin e Coronës informacionet i marrim nga mediat. Që jeta jonë brenda natës ndryshoi komplet, që miliona vetë do të dalin të papunë, që qindra mijëra vetë sëmuren e mijëra vdesin, këto për sa kohë nuk lidhen me ne apo të afërmit tanë – janë jashtë përjetimit tonë. Në vend të kësaj ne qëndrojmë në shtëpi e shohim pamje rrugësh bosh e njerëz me maska.

Me çfarë qëndrimi përballem me kërcënimin?

Për këtë arsye mediat fitojnë një rëndësi të veçantë. Jo vetëm pse ato informojnë për shifrat aktuale dhe kufizimet që vendosin qeveritë për qytetarët. Bëhet fjalë për më shumë. Nga ajo që ne marrim e filtrojmë si informacion nga raportimet mediatike apo bisedat me miqtë e situata personale ndërtohet edhe qëndrimi ynë ndaj pandemisë. Reagojmë me frikë, me panik apo e injorojmë rrezikun? Bëhemi depresivë apo kemi shpresë për ta përballuar situatën? Apo për ta formuluar me René Descartes – lexoj lajme për Coronën, pra ekzistoj!

Nuk të habit fakti që konsumi mediatik është rritur ndjeshëm. Transmentues informacioni si Deutsche Welle shënojnë shifra rekord në ofertat e tyre online. Madje edhe televizioni po përjeton një fazë rilindjeje. Por a jemi të sigurtë gjithmonë, që nuk kemi rënë pre e dezinformimit?

Lajme të rreme, si ai që përdorimi i hudhrës të mbron nga virusi Corona, përhapen miliona herë përmes mediave sociale dhe shërbimeve “Messenger” – gati një riprodhim viral i lajmeve të rreme të rrezikshme, që në rastin më të keq kushtojnë edhe jetë njerëzish. Facebook apo plataforma të tjera përpiqen ta kufizojnë këtë sa më shumë këto kohë. Por verifikuesit e fakteve nuk i dalin dot zot shpejtësisë së përhapjes së lajmeve të rreme.

Rilindja e mediave tradicionale

Në këtë situatë shumë vetë i rikthehen mediave tradicionale. Një studim i Reuters i publikuar së fundmi, ku u pyetën njerëz në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, arrin në përfundimin se mediat tradicionale gëzojnë një besueshmëri më të madhe se mediat sociale. Në të njëjtën kohë njerëzit me nivel të ulët arsimor përdorin shumë më rrallë ofertat e tyre të informacionit dhe u besojnë mediave sociale dhe “Messenger”. Më shumë se mediat tradicionale, besimin e madh të njerëzve e gëzojnë ekspertët dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore. Por si i arrijnë ata njerëzit? Natyrisht përmes mediave.

Nga këto të dhëna del për ne gazetarët një përgjegjësi e madhe: Ne duhet të ndajmë shapin nga sheqeri në të dhënat, nganjëherë kontradiktore, të virologëve, ekonomistëve apo të ashtuquajturve ekspertë. E në fund duhet ta përgatisim këtë në mënyrë të kuptueshme e tërheqëse. Kjo është puna normale edhe jashtë kohës së krizës. Por tani duhet të përpunohet një mbiofertë me informacione me personel të reduktuar, që shpesh nuk ndodhet në redaksi, por në shtëpi në tavolinën e kuzhinës. Shumë media kanë probleme serioze, sepse u kanë rënë të ardhurat nga reklamat. Përveç kësaj shumë artikuj e video për virusin janë falas, që në kohë normale do të ofroheshin vetëm me pagesë. Edhe këto të ardhura mungojnë.

Kemi një situatë, ku oferta e mediave të lira edhe në shtetet demokratike është më e rëndësishme se kurrë më parë. E në të njëjtën kohë shumë media tradicionale duhet të luftojnë për mbijetesën. Por ne vetë mund të bëjmë diçka kundër kësaj: Që të paguajmë kur përdorim mediat. Ia vlen çmimi për shumicën e mediave cilësore./DW/

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.