
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka zbuluar diçka nga prapaskenat e takimeve ndërmjet LVV-së dhe LDK-së gjatë një interviste televizive të mërkurën.
Bislimi ka treguar se gjatë bisedimeve Agim Veliu ka thënë shumë herë: “Qohuni se nuk ka asgjë”.
Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugoviane.
Nënkryetari i LVV-së tha se nuk është mirë “të luhet ping-pong” me kryetarin e Kuvendit.