Profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Besa Ismaili i është bashkangjitur radhëve të PDK-së. Ajo tani e tutje do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në politikë, shkruan Gazeta Mejdani.
Këtë e ka konfrirmuar para pak minutash vetë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Postimi i tij i plotë në Facebook
Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame. Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja.
Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndertimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare.
Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar.
Discussion about this post