Avokati Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit, tha se Albin Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat, raporton Gazeta Sinjali.
Në një situatë të tillë sipas Berishës ka qenë edhe ish-kryeministri Mustafa dhe për këtë janë në dijeni organet e sigurisë.
“Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat (nëse veç ka qenë e vërtetë kjo). Situatë e njëjtë ka qenë edhe me ish Kryeministrin Mustafa.
Detajet i dinë organet e sigurisë me te cilat une si këshilltar i tij kam bashkëpunuar ngushtësisht ne hetimin e këtij rasti”, ka shkruar Berisha në Facebook.
A2 CNN raportoi sot se në vitin 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti nga një shtetas i Shqipërisë.