Kreu i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se Halil Kastrati me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar shumë, në Drenicë.
Në DebatPlus, në RTVD, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për Kastratin duke thënë se ka ndihmuar shumë edhe në kohën kur nuk ka pasur pandemi.
Jashari ka treguar se me ndihmën e shoqatës dhe kryetarit, Halit Kastrati, janë bërë më shtëpi në Skenderaj, mbi 90 familje.
“Jetimat e Ballkanit”, na kanë ndihmuar shumë mbi 90 familje janë bërë më shtëpi. Tani për gjendjen që jemi me coronavirus, po ashtu janë ndihmuar 100 familje me gjëra të nevojshme ushqimore”, ka thënë Jashari.