
Zëvendëskryministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar diçka shumë interesante për Hamburgun, përcjell Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se dikur në portin e Hamburgut kishte punuar si punëtor krahu, ku kishte hargjuar orë të tëra duke bartë mbi krah mallëra të ndryshme. Por sot, thotë si, atje kishte shkuar për të hapë konzullatën e parë të Kosovës.
Postimi i plotë i Pacollit:
Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija. Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës.

Discussion about this post