Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

BE-ja të gjejë ndonjë dënim tjetër për Kosovën e jo vizat!

December 18, 2019
24
SHARES
4.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Augustin Palokaj

Ata që duan të gjejnë arsyetime për ta dënuar Kosovën për mungesë të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mund t’i gjejnë.

Sepse vërtet nuk ka shumë dënime përfundimtare dhe konfiskime të pasurisë për rastet e krimeve dhe korrupsionit në nivelin e lartë. Por duke e shfrytëzuar këtë për të mos liberalizuar vizat, BE-ja apo shtetet si Franca dhe Holanda po i dënojnë qytetarët e thjeshtë të Kosovës, e jo ata që kanë përgjegjësi.

Shkruan: Augustin Palokaj

Politikanët, kriminelët, të korruptuarit, të pasurit që kanë krijuar pasuri në mënyrë të paligjshme, nuk e kanë problem as të marrin viza, as të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër. Duke mos liberalizuar vizat, BE-ja po i dënon direkt qytetarët e Kosovës.

Po kalon edhe një vit pa liberalizim vizash për Kosovën. Po vijnë edhe Kërshëndellat e radhës dhe kosovarët as për to nuk do të mund të udhëtojnë nëpër qytetet e Evropës për të parë stolisjen e qyteteve për advent. Vërtet disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin Prishtinën, lehtësisht mund të thonë se e kanë krijuar një atmosferë europerëndimore në prag të festive.

Por do të ishte mirë sikur qytetarët e Kosovës do të kishin mundësi të shijonin kohën festive edhe në Evropë, pa pasur nevojë që të paguajnë për viza më shumë sesa do t’iu kushtonte bileta dhe të prisnin për t’u pajisur me viza më shumë sesa një grua pret lindjen e fëmijës pas shtatzënisë (nëse llogariten disa procedura nga përgatitja e dokumentacionit, caktimi i terminit, dorëzimi i kërkesës, marrja e vizës).

Shumë kryeministra kanë përmendur shpesh Krishtlindjet si afat kur kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza, tash në tallje qytetarët thonë se ata vërtet kanë përmendur Krishtlindjet, por jo edhe vitin, kështu që nuk kanë zhgënjyer. Por një gjë është e sigurt, sikur ka qenë edhe deri më tash: asnjëherë nuk është ditur se kur do të liberalizohen vizat, por është ditur se kur nuk do të liberalizohen. Deri në Kërshëndellat e këtij vitit nuk do të liberalizohen.

Vitin që vjen ndoshta. Por ndoshta është ndoshta, dhe nuk është po, ndërsa në premtimet e BE-së, edhe kur ato të jepen, ndonëse jepen shumë rrallë, ndoshta është JO, ndërsa po është Ndoshta. E kanë ndier këtë në lëkurën e tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kishin marrë premtimet se, sapo t’i përmbushin kushtet, do të marrin vendimin për nisjen e negociatave.

E ka ndier këtë edhe Kosova kur i është thënë se, sapo të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të hiqen vizat. Tash në BE mundohen të thonë se nuk kishin dhënë premtime të tilla për Kosovën. Por pse nuk e thanë këtë para se të ratifikohej Marrëveshja.

Problemi me politikanët e Kosovës është se ata, sikur të ishin kalamaj, donin të besonin vetëm në atë që u pëlqente. Dhe i merrnin seriozisht premtimet nga personat që nuk ishin në pozicion t’i mbanin ato. Për shembull, besonin në premtimet e përfaqësueses së lartë Federika Mogherini. Kur një herë në një konferencë në Bruksel ia rikujtuam publikut se Mogherini në një intervistë për RTK-në kishte premtuar se ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për kufirin do të pasojë me një liberalizim të vizave, bashkëpunëtorët e saj tentuan të na akuzonin se nuk po e themi të vërtetën, sepse ajo “asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë”. Por kolegia, autorja e asaj interviste, ishte në publik dhe donte ta lëshonte atë intervistë që publiku me veshët e vet të dëgjonte se çfarë kishte thënë apo nuk kishte thënë Mogherini, u dorëzuan.

Liderët e Kosovës, që donin t’iu besonin premtimeve të Mogherinit, e tash kur vonë në Bruksel vajtojnë dhe ankohen për padrejtësitë që po i bën Evropa ndaj Kosovës, le ta gjejnë Mogherinin dhe të kërkojnë llogari nga ajo.

Politikanët e Kosovës ose janë naivë dhe nuk i kuptojnë procedurat e vendimmarrjes në BE, ose qëllimisht manipulojnë me opinionin duke premtuar liberalizim të shpejtë të vizave që nga viti 2011 e deri me sot. Në asnjërin rast nuk do të duhej të mburreshin, as nëse nuk i kuptojnë procedurat e as nëse qëllimisht manipulojnë.

Por edhe Bashkimi Evropian, në tërësi, nga Komisioni, Shërbimi i Jashtëm e deri tek shtetet anëtare, do të duhej të turpëroheshin për trajtimin që po ua bëjnë kosovarëve. Nga përgjegjësia duhet amnistuar vetëm Parlamentin Evropian, i cili gjithmonë, pa hile, jo vetëm që ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe ka kritikuar ata që nuk po e bëjnë këtë realitet.

Komisioni Evropian, po ashtu, qëllimisht, ka vonuar me raportet për t’iu ndihmuar shteteve anëtare që të zvarrisin procesin e liberalizimit të vizave. Shërbimi i Jashtëm i BE-së ka keqpërdorur liberalizimin e vizave vetëm për të manipuluar dhe për ta mbajtur Kosovën peng të dialogut.

Dhe tash përsëri çmimin po e paguajnë qytetarët e Kosovës. Komisioni Evropian, i tillë çfarë është, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, edhe ato që ishin të padrejta. Për shembull, Kosovës i ishte vënë edhe një kusht, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Kushte të tilla nuk ishin parashtruar për asnjë vend për asgjë. Ukraina nuk i kontrollon fare kufijtë e saj dhe ka liberalizim, Gjeorgjia po ashtu. Tajvani nuk është fare shtet dhe ka liberalizim vizash.

Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia morën liberalizimin pa këtë kusht. Kroacia madje hyri në BE pa këtë kusht. Pse vetëm Kosova atëherë? Në BE thonë se për këtë “duhet pyetur politikanët e Kosovës”, duke aluduar se disa prej tyre kishin pranuar, po edhe kërkuar, që ratifikimi të bëhej kusht. Dhe, sado bizar që ishte ky kusht, edhe ai u përmbush.

Dhe tash ata që insistonin se ”ky është kushti i fundit” tash thonë se “ah, jeni vonuar, keni humbur momentin e duhur se sikur të ishte ratifikuar një vit më herët do të kishte ndodhur liberalizimi, sepse gjërat tash në BE kanë ndryshuar!”.

Ata që duan të gjejnë arsyetime për të dënuar Kosovën për mungesë të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mund t’i gjejnë. Sepse vërtet nuk ka shumë dënime përfundimtare dhe konfiskime të pasurisë për rastet e krimeve dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

Por duke e shfrytëzuar këtë për të mos liberalizuar vizat, BE-ja apo shtetet si Franca dhe Holanda po i dënojnë qytetarët e thjeshtë të Kosovës e jo ata që janë përgjegjës. Politikanët, kriminelët, të korruptuarit, të pasurit që kanë krijuar pasuri në mënyrë të paligjshme nuk e kanë problem as të marrin viza, as të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, Serbisë apo ndonjë shteti tjetër. Duke mos liberalizuar vizat, BE-ja po i dënon direkt qytetarët e Kosovës. Sepse ata mbeten të izoluar, të mendojnë se janë ndryshe nga evropianët e tjerë dhe se nuk kanë të drejtë as të dinë se kur do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së.

Share6Tweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.