Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE: I takon Kosovës të gjejë mënyra për zbatimin e marrëveshjes për Asosacionin!

September 17, 2020
4
SHARES
759
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano ka thënë të enjten se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, diskutohet për çështjet financiare dhe se për këtë rend dite janë marrë vesh vetë palët.

Ndërsa lidhur me “aranzhimet për komunitetet joshumicë” ai ka thënë se kjo temë do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera.

Ai ka rikujtuar se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se pala kosovare “duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes”.

“Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë një mënyrë se si të zbatohet kjo marrëveshje”, ka thënë ai.I pyetur se çka qëndron prapa termit “komunitetet joshumicë në Kosovë”, dhe se a po bisedohet edhe për komunitetet tjera jo shumicë, e jo vetëm për komunitetin serb, ky zëdhënës i BE-së ka thënë se edhe terminologjia është diçka për të cilën janë pajtuar palët.

Të enjten në Bruksel, zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve ndërsa pas dhjetë ditëve pritet të ketë edhe një takim në nivel të lartë me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak ka porositur se të enjten do të diskutohet për pretendimet financiare ndërsa në ditët e ardhshme edhe për çështjet e lidhura me aranzhimet për komunitetin joshumicë.

Prapa termit “aranzhimet për komunitetet joshumcië” qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë më 16 shtator se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Sipas tij, diskutimi për Asociacionin të enjten është “fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës”. Ai shton se diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit.

Në anën tjetër, kryeministri Hoti ka thënë të mërkurën se në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare mes dy vendeve, që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj. /REL/

ShareTweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Në takimin e radhës në Bruksel, Serbia do të kërkojë hapa konkretë në formimin e Asociacionit !

October 26, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.