Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor!

August 11, 2019
8
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ndryshim i qetë, por thelbësor, po i bëhet politikës së BE-së në Ballkanin Perëndimor. Me mbarimin e mandatit të Komisionit aktual Evropian, duket se çdo plan për zgjerimin e unionit po ndjek të njëjtën fije.

Zgjerimi po bëhet politika që nuk duhet të përmendet – të paktën, në mbledhjet e ndryshme në Evropën Perëndimore.

Nuk është sekret që shumica e qytetarëve evropianë janë kundër zgjerimit. Në mënyrë të habitshme austriakët dhe gjermanët, të cilët ndajnë mes tyre diasporat më të mëdha të Ballkanit, janë ndër ata që janë më skeptikë në lidhje me zgjerimin.

Por, sikurse e ka treguar Eurobarometri, ky trend nuk është i panjohur.

Ajo që ka ndryshuar është angazhimi i qartë i politikëbërësve për të mos devijuar nga pritshmëritë e qytetarëve të tyre për çështje periferike siç konsiderohet zgjerimi.

Një deputet gjerman tha së fundmi se “për shkak të migracionit”, njerëzit e zonës së tij elektorale po e ndjekin me vëmendje një vendim të mundshëm për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij edhe pse do të ishte vetëm një hap i vogël, larg anëtarësimit, ai do të perceptohet në mënyrë kritike nga publiku në këtë moment.

Sigurisht, arsyet e kësaj sjelljeje difensive shkojnë përtej krizës së migracionit. Ato kanë të bëjnë me zhvillimet ndër vendet anëtare, me problemet e Rumanisë dhe Bullgarisë, me mangësitë në sundimin e ligjit në Poloni dhe Hungari dhe me mungesën e levave të BE-së ndaj këtyre vendeve.

Më e rëndësishmja, frika e evropianëve për qëndrueshmërinë e BE-së – me një shumicë të qytetarëve që besojnë se ekziston një mundësi reale që BE-ja të shpërbëhet në 20 vitet e ardhshme – duket se tregon për një drejtim tjetër, të forcimit të lidhjeve mes vendeve anëtare më shumë se sa te shtimi i numrit të tyre.

Me fjalë të tjera, qëndrimi francez për vendosjen e frenave në zgjerim ka pak të bëjë me vetë Ballkanin Perëndimor se sa me dëshirën për t’i dhënë përparësi cilësisë së integrimit.

Megjithatë, vizita e fundit e Macronit në Beograd dukej se po shkëputej nga ky model. Për herë të parë në dekada, një president francez i kushtoi kohë dhe kapital politik një vendi të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën për shtyp me Vuçiqin, Macroni mbajti një qëndrim miqësor ndaj vendeve të rajonit (gjë që herë pas here i nxiti të pranishmit ta ndërpresin me duartrokitje). Por, ai nuk përmendi procesin e anëtarësimit, përkundrazi u përqendrua në bisedimet Serbi-Kosovë.

Macron premtoi se do të ndihmonte në rinisjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, duke riafirmuar angazhimin e Francës për formatin e përbashkët me Gjermaninë, format të cilin ai ndihmoi të krijohej në Berlin në muajin prill.

Qeveria gjermane e mblodhi takimin e Berlinit për të prerë bisedimet prapa-skene midis Vuçiçit dhe Thaçit, mbi një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të territorit.

Kancelarja Merkel ftoi liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të shprehin shqetësimet e tyre rreth një reaksioni zinxhir që një marrëveshje e tillë mund të shkaktonte – dhe të bindte Macronin që të ndihmonte atë për të riadresuar bisedimet mes Vuçiqit dhe Thaçit.

Takimi, gjithashtu, dha mundësi për të theksuar faktin se negociatat tashmë e kishin nxitur kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, të vendoste një tarifë 100 për qind për mallrat serbe.

Nga atëherë nuk ka ndryshuar shumë. Edhe pse Haradinaj është detyruar të japë dorëheqjen, pasi është thirrur nga prokurorët e krimeve të luftës në Hagë, Kosova nuk ka lëshuar ndaj presioneve për të shfuqizuar tarifën. Diplomatët francezë shpresojnë që një qeveri e re në Prishtinë do të përpiqet të korrigjojë muret me Beogradin.

Parisi do që Kosova dhe Serbia të fillojnë një proces që do të lehtësojë tensionin politik dhe do të përmirësojë sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Edhe Berlini e dëshiron këtë. Por ai gjithashtu dëshiron të rishfaqë kontrollin mbi dialogun midis vendeve – të cilin Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së, e drejtoi me pak transparencë drejt shkëmbimit të propozuar të territoreve.

Mesazhi i Francës dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet në rajon duhet t’i japin përparësi përpjekjeve për të treguar nivel të mjaftueshëm të politikave qeverisëse – atyre do t’u lejohet të nisin proceset e integrimit vetëm pasi ta kenë arritur këtë.

Kështu është ende herët për t’u thënë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësimit në BE apo thjesht po bashkojnë disa sektorë të ekonomive të tyre me tregun evropian.

Me Komisionin e ardhshëm Evropian, që zor se do të ketë zgjerimin në agjendë, përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për politikën e jashtme do të jetë mjaftueshëm me ndikim në rajon.

Kur Josep Borrell të lërë postin e tij si ministër i Jashtëm në Spanjë dhe të marrë detyrën e re (me mandat 5-vjeçar në nëntor), do t’i duhet të tregojë evropianizëm në Ballkanin Perëndimor.

Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja – dhe tkurrjen e aktivitetit diplomatik të saj në rajon – Borrell, në dialogun Kosovë-Serbi, do të detyrohet të rreshtohet me Berlinin dhe Parisin.

Për të prodhuar zgjidhje të qëndrueshme, çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës do të duhet të përfshijë aspekte të gjera politike të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Krijimi i një të ardhme të përbashkët për komunitetet e veriut të Kosovës dhe juglindjes së Serbisë do të duhet një pamje afatgjatë se sa thjesht një demarkacion territori.

Dakordësitë komplekse mes rajoneve përbërëse të Spanjës sjellin një shembull të mirë se si vendet mund të arrijnë një marrëveshje që tejkalon ndarjet etnike.

Ka shembuj të mirë të kësaj edhe në Ballkanin Perëndimor: marrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë saktësisht ai lloj gjesti politik që tregon se vendet janë të gatshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet afatgjata. Forcimi i vullnetit politik për të arritur marrëveshje të tilla, dhe dhënia ndihmë qytetarëve për t’i kuptuar ato, ka për të qenë shqetësimi kryesor i përfaqësuesit të ardhshëm më të lartë të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Teksa BE rikalibron politikat e saj për Ballkanin Perëndimor, fuqi të tjera po rrisin lojën e tyre atje.

Rajoni ka qenë për mjaft kohë në fokus të përpjekjeve të Kinës për të zgjatur nismën e saj të rrugëve në Evropë. Ka një prani të dukshme kineze në pothuajse çdo cep të rajonit.

Ndërkohë, bashkëpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Moskës po lulëzon – për të “ruajtur integritetin territorial të Serbisë”, siç thotë Vuçiç. Qyteti jugor serb pret “Qendrën Humanitare Ruse-Serbe”, e cila vlerësohet gjerësisht si themel i mundshëm për prani ushtarake ruse në Serbi.

BE nuk duhet të presë për shumë kohë para se të shkojë drejt një qasje më të afërt për çështjet ekonomike, migracionin, dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Teksa rikalibron mjetet e saj të politikave, BE duhet të sqarojë se vëmendja është te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të veprojë me përgjegjësi.

Pjekuria dhe zgjedhjet e tyre politike – jo kurdisjet burokratike që karakterizojnë procesin e pranimit – do të vendosin tonin e marrëdhënies së tyre me BE më tepër se në dhjetëvjeçarët e fundit.

(Autorja është është zv/drejtoreshë e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe shefe e zyrës së Sofjes)

ShareTweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021
Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

November 24, 2021

Detaje të reja: Si ndodhi tragjedia në Bullgari ku autobusi u bë shkrum e hi dhe mori 46 jetë!

November 23, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.