Bayern Munich e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë.
Golat për Bvarezët i shënuan Philipp Coutinho (45’/63’/78’), Robert Lewandowski (45+3’/72) dhe Thomas Muller (75’), derisa për mysafirët shënoi vetëm Milot Rashica (24’).
Bayerni ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.49, me Wederin që u vlerësua 6.29.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Philippe Coutinho që mori notën 10. Shkaku i het-trikut dhe dy asistimeve të bëra.
Milot Rashica ishte më i vlerësuar te skuadra e tij dhe mori notën 7.2.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë mbrojtësi i Werderit, Xhristian Grob, që u vlerësua me 5.6.
Discussion about this post