Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin në stacion të policisë të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Përveç tij, Policia thotë se për intervistim është shoqëruar edhe një zyrtar tjetër.
Që të dy po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, ka deklaruar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka thënë se të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.