Ballkani dhe Gjilani do ta hapin javën e 16-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy ekipet kryesuese në Superligë do të përballen me njëra tjetrën në Therandë me fillim nga ora 13:00.
Tanimë dy trajnerët Ismet Munishi i vendasve dhe Gentjan Mezani i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Ballkani në këtë sfidë do të luaj me katërshen sulmuese Baftiu, Topalli, Hoxha e Magani, derisa te Gjilani në bankën rezervë kanë mbetur dy yjet Bedri Greca e Erlis Frashëri.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Sinani, Potoku, Gashi, Kuc, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani. Trajner: Ismet Munishi
Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Kastrati, Veliu, Ferreira, Jonuzi, Useini, Shabani, Progni, Busic, Hajdari. Trajner: Gentjan Mezani./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post