Trepça 89 e ka ndalur skuadrën e Ballkanit me barazim.
Xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës i ka dhënë vetëm një pikë skuadrës nga Theranda, e cila nuk arriti më shumë se barazim pa gola nga udhëtimi në Mitrovicë.
Mysafirët ishin më kërkues në këtë takim por insistimin e tyre nuk arritën ta kthejnë në gol në asnjë moment, shkruan lajmi.net.
Trepça 89 ishte e kujdesshme në mbrojtje, duke arritur që të ketë edhe disa dalje mjaftë të mira në fazën ofensive.
Barazimi nuk i përshtatet aspak skuadrës së Ballkanit, e cila me një fitore eventuale linte prapa Gjilanin, që gjithashtu luajti baras me Drenicën.
Ballkani tashmë numëron 31 pikë, aq sa ka edhe Gjilani, kurse Trepça 89 ka 20 pikë për pozitën e 8-të.
Discussion about this post