Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bajrami: Nga Marrëveshja e Washingtonit vetëm njohja nga Izraeli është historike!

September 15, 2020
7
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Agron Bajrami

Ato që janë nënshkruar në Washington nga Kosova dhe Serbia nuk kanë asgjë historike, përveç ndoshta njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Kështu ka thënë Agron Bajrami, kryeredaktor i KOHËS, në një intervistë dhënë gazetës kroate “Slobodna Dalmacija”.

“Marrëveshja prezantohet si historike ndoshta për shkak se kjo ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, dhe ndoshta sepse kështu i përshtatet administratës aktuale amerikane marrë parasysh se së shpejti i kanë zgjedhjet”, ka thënë Bajrami. Por, sipas tij, kur lexohen letrat e nënshkruara, aty nuk shihet ndonjë përparim historik në raportet Kosovë-Serbi, “por më shumë bëhet fjalë për çështje beninje, siç është ndërtimi i autostradave dhe pjesëmarrja në mini-Schengen zonë”.

“Ajo që është më interesante në këto letra nuk ka të bëjë me raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me Izraelin, rrjetin 5G, shpalljen e Hezbollahut organizatë terroriste dhe zhvendosjen, përkatësisht hapjen e ambasadës në Jerusalem. Kjo i hap disa çështje të tjera, nuk do t’i quaja me rëndësi historike, por them se ato mund të kenë ndikim gjeopolitik në gjithë rajonin”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, marrëveshja e arritur në Washington është edhe pasojë e pafuqisë së Bashkimit Evropian që për gjithë këto vite të dialogut ta mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. “Të mos harrojmë se administrata e Trumpit sapo ka marrë mandatin, në tavolinë e ka gjetur problemin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse Bashkimi Evropian e ka zvarritur dhe nuk ka arritur deri tek synimi, normalizimi i marrëdhënieve përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese”, ka thënë Bajrami.

“Nga viti 2011 po negociohet në Bruksel dhe rezultatet janë shumë të dobëta. Andaj dhe ishte e pritshme që Washingtoni do të hyjë në këtë storie duke u përpjekur, natyrisht, që këtë ta shfrytëzojë edhe për vete, andaj dhe aty gjenden pika që kanë të bëjnë me ndikimin rus në këtë rajon, Izraelin, Lindjen e Mesme…”, tha kryeredaktori i KOHËS.

“Por, po e përsëris, ky është rezultat edhe i pafuqisë së BE-së që të merret me këtë proces më seriozisht apo ndoshta edhe rezultat i faktit që vetë BE-ja, në një moment, ka dalë nga rruga dhe ka nisur të negociojë për këmbimin e territoreve dhe gjëra të ngjashme”.

Sipas Bajramit, e tërë çështja e këmbimit të territoreve dhe e ndryshimit të kufijve është ndalur për shkak se ka hasur në rezistencë të madhe, si në Kosovë dhe rajon, ashtu edhe në botë, dhe në administratën amerikane kjo gjë është vërejtur.

“Kjo gjë do t’ua hapte dyert komplikimeve të shumta jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon. Në Bosnjë-Hercegovinë ka kohë që shohim tendenca të tilla nga Republika Srpska dhe Milorad Dodiku”, ka thënë Bajrami.

ShareTweet

Related Posts

Kosnett e ripërsërit: Marrëveshja e Washingtonit medoemos të respektohet!

June 22, 2021

Kosova mes dy zjarreve – i tërhiqet vërejtja Miroslav Lajçakut për Marrëveshjen e Uashingtonit!

June 6, 2021

Lajçak: Marrëveshja e Washingtonit nuk përfaqëson asgjë mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm dialogu evropian ka legjitimitet ndërkombëtar!

June 2, 2021

A obligohet Kosova me zbatimin e ‘marrëveshjes’ së Washingtonit?

March 30, 2021

Situatë diplomatike delikate vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem!

March 13, 2021

Presione mbi Kurtin: Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem, Erdogani thotë se duhet ta shmangë!

February 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.