
Mustafë Bajrami, hoxhë dhe analist politik e ka quajtur marrëveshjen për Asocacionin, kancer të së ardhmës së Kosovës.
Bajrami në Info10 ka kritikuar ekzekutivin se në procesin e dialogut me Serbinë ka pasur mangësi dhe anamoli të qëndrimeve karshi këtij procesi, shkruan Gazeta10.
“Jo të gjithë nga ne, qytetarët e këtij vendi janë në gjendje ta kuptojnë thellësinë dhe prapaskenat që janë të parapregatitura në këtë marrëveshje. Qysh para 10 viteve, jamë ndër të parët që e kam quajtur Asociacionin kancer i të ardhmës shtetërore të Kosovës. Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojë ndonjë marrëvshje për aq sa mundet të qëndrojë përballë presioneve. S’duhet të pranoj asnjë marrëveshje që Asociacioni të jetë kancer. “, tha Mustafa.
Ai ka shtuar se edhe çështja e çnjohjeve të Kosovës është bërë problem serioz.