Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bajram Mjeku: Kadare e di pse nuk fiton Nobelin!

October 12, 2019
12
SHARES
3
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bajram Mjeku

A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadarenë?, – pyeti këto ditë shkrimtari dhe gazetari irlandez Dan Sheehan para se të ndahej çmimi Nobel për Letërsi. Për ironi të fatit, sot Nobelin për Letërsi as e fitoi çeku Kundera, as shqiptari Kadare. 

Më shumë se për ironinë e shqiptarëve të Kosovës, ky çmim iu nda shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili gjatë dy dekadave të fundit, më shumë se shkrimtar njihet si kundërshtari më i madh i sulmeve të Aleances veriatlantike kundër caqeve serbe në luftën e fundit shqiptaro-serbe.

Akademia suedeze, fitues të Nobelit për Letërsi për vitin 2018 shpalli edhe shkrimtaren polake, Olga Tokarczuk. Ndodhi kështu, pasi vitin e kaluar Akademia suedeze anuloi ceremoninë për shkak të skandaleve të sulmeve seksuale, konfliktit të interesit dhe korrupsionit.

Dy vjet më parë, më saktë pak orë para se të shpallej emri i fituesit të ri, Ismail Kadare i dëshpëruar pati thënë: “Jam mësuar të mos e marrë këtë çmim!”. Shkrimtari shqiptar më shumë se gjithkush tjetër e di pse e ka të vështirë këtë triumf, së pari për shumë trille të Akademisë suedeze dhe së dyti edhe për faktin se Kadare padyshim është shkrimtar i madh, por jo edhe disident. Kadare nuk ishte kundërshtar i regjimit komunist, siç ishte ta zëmë shkrimtari i madh rus Aleksandar Solzhenjicin, i cili pothuajse gjithë jetën e kaloi në kampin më mizor të botës në Gulagun siberian. Edhe shkrimtari i madh çek, Milan Kundera asnjëherë nuk ishte pjesë e turmave komuniste në Çekosllovaki, përkundrazi ishte mik i madh i shkrimtarit disident dhe presidentit të ardhshëm çek, Vaclav Havel.

Për dallim nga Kadare, Kundera ka të ngjarë të jetë më i durueshëm sa i përket këtij çmimi. Vite më parë, në një intervistë brilante me gazetaren ruse Olga Carlisle, kur kjo e fundit intervistoi Kunderën në banesën e tij në lagjen Monparnast në Paris, Kundera foli me pasion edhe për poetin e shquar çek dhe modernistin, Jaroslav Seifert. Kur u pyet se a e meritonte Seifert çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1984, Kundera dha një përgjigje interesante. 

Pasi foli për vonesat e çuditshme të ndarjes së këtij çmimi, ai tha se Jaroslav Seifert për herë të parë ishte propozuar që çmimi Nobel t’i ndahej në vitin 1968, por juria ishte treguar e matur dhe druante se çmimi që do t’i ndahej atij, do të konsiderohej si gjest i keqardhjes për një vend të pushtuar së fundmi. Çmimi iu nda tepër vonë. Tepër vonë për popullin çek, i cili ishte poshtëruar. Tepër vonë për poezinë çeke, epoka e madhe së cilës kishte përfunduar kaherë. Tepër vonë për Seifertin, i cili ishte 83 vjeç. Kur ambasadori suedez i kishte shkuar te shtrati në spital për t’i treguar për nderin, Seiferti e kishte shikuar një copë herë dhe në fund i kishte thënë zemërthyer: “Po çfarë do të bëj tani me krejt këto para?!”

* * *

Historia e paradoksit të shpalljes së fituesit të çmimit Nobel për Letërsi, siç ndodhi sot me shkrimtarin austriak Peter Handke, për koincidencë na e kujton edhe një fitues tjetër plot pesëdhjetetetë vjet më parë, më saktë në vitin 1961, kur Akademia suedeze fitues të Nobelit për Letërsi shpalli serbin Ivo Andriç, i njohur për elaboratin e tij për zhdukjen e shqiptarëve.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u spekulua shumë se sponsor i Andriçit për Nobelin ishte shefi i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito. Në fakt, raportet e Josip Brozit me Andriçin ishin të ngrira për bindje politike. I pari ishte komunist, i dyti monarkist me prirje shoviniste.

Josip Broz u përkushtua që për Nobelin të promovonte një shkrimtar tjetër, mikun e tij Miroslav Kërlezha. Synimi i tij nuk u realizua kurrë. E kundërta e serbit Andriç, kroati Kërlezha shkruajti në mënyrë afirmative për shqiptarët dhe i vlerësoi jashtëzakonisht mirë.

Dy vjet sa kam jetuar në Oslo, nuk kam mundur të kuptoj miqësinë e madhe serbe me Mbretërinë norvegjeze. Një mbrëmje dhjetori të vitit 2000, isha mysafir i dramaturgut norvegjez, Erling Kittelsen. Kryeqyteti norvegjez, në prag të ndërrimit të mileniumeve dhe festave të Krishtlindjeve ishte dekoruar aq bukur, sa gjithë jetën do t’më ndjell magjia e tij.
Dramaturgu Kittelsen, gjatë bisedës thoshte se gjithë ajo që dinte për letërsinë shqiptare ishte shkrimtari Ismail Kadare, pasi kishte lexuar disa nga romanet e tij. Derisa shëtisnim, u gjendëm përballë godinës së mrekullueshme Nobel Peace Center. Ishte rast i mirë të flitnim për Andriçin dhe çmimin prestigjioz, të cilit i ishte ndarë tre vjet para se të lindja unë. Siç asnjëherë nuk mora përgjigje për miqësinë serbe me popullin norvegjez, nuk mora përgjigje as për Andriçin dhe çmimin Nobel për Letërsi që iu dha atij.

Kur Evropa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet shquhej për të drejta e liri njerëzore, projektuesi i elaboratit për zhdukjen e shqiptarëve u laurua me Nobel. Ndodhi në dhjetor të vitit 1961, kur në Pallatin e Akademisë suedeze në Stokholm, Ivo Andriçit, Nobelin për Letërsi ia dorëzoi anëtari i Akademisë suedeze, dr. Anders Esterling. Edhe në pesë dimrat e ardhshëm, bashkëkombësi i tij, ministri famëkeq i Punëve të Brendshme në Federatën jugosllave Aleksandar Rankoviç, vriste e torturonte mijëra shqiptarë në Kosovë sipas elaborateve të Andriçit.

Akademia suedeze shkrimtaren polake, Olga Tokarczuk e shpërbleu sot për “imagjinatën rrëfyese me një pasion enciklopedik që përfaqëson kryqëzimin e kufijve si formë të jetës”, derisa Handken e shpërbleu duke argumentuar për “punën me ndikim që me zgjuarsinë gjuhësore e ka eksploruar periferinë dhe specifikimin e përjetimit njerëzor”.

Ky është fati i kombeve të “vogla”, të cilët shumë rrallë prekun majat e çmimeve të mëdha!

Share12Tweet

Related Posts

Trump propozohet për çmimin Nobel për Paqen!

September 9, 2020

Cili është portreti i vërtetë i Shaban Polluzhës!

July 14, 2020

Fituesi i çmimit Nobel Michael Levitt: Karantina nuk ka shpëtuar asnjë jetë deri më tani!

May 28, 2020

Si e nxiti Fico Kadarenë të shkruante romanin ‘Dosja H’?

February 9, 2020

Vuçiç është ai i vjetri, uron Peter Handke për Nobelin dhe i thotë se Serbia e do shumë!

December 10, 2019

Presidenca Turke kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke; ka fyer rënd viktimat e luftës!

December 9, 2019

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.