Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë, tani kandidat për deputet nga koaliacioni AAK-PSD, sot ka vizituar fshatin Trestenik të Vitisë. Ai me kandidatë tjerë për deputetë është pritur nga banorët e fshatit ku edhe ka mbajtur një fjalim i cili është duartrokitur në mënyrë frenetike, shkruan Gazeta Mejdani.
Kandidatët tjerë për deputetë që shoqëronin ish-ministrin Hasani në Trestenik ishin edhe Faruk Nura, Samet Dalipi e Salih Salihu. Në takim me banorët e fshatit ishte gjithahtu edhe Prof. Dr. Nijazi Halili.
Në një rast, siç edhe ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ish-Ministri Hasani ka thënë se me Ramush Haradinaj kryeministër qytetarët e vendit do të ndjehen edhe më të sigurt.
Në të njëjtin status ai ka thënë gjithashtu se: “Sonte në takim me banorët e fshatit Tërstenik të Vitisë kemi marrë mbështetje për fitoren e koalicionit tonë”.
Hasani ka theksuar se në qeverisjen e re të Ramush Haradinajt do të fokusohen në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në Facebook:
Në fshatin Tërstenik të Vitisë, me banorët e mirë të këtij fshati, sonte bashkë me kandidatët për deputet Faruk Nura, Samet Dalipi e Salih Salihu biseduam për programin e koalicionit AAK-PSD. Banorët e Tërstenikut na dhanë mbështetje të parezervë. Të bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD, të bindur në fitoren e Ramush Haradinajt për kryeministër.
Qytetarët ndjehen më të sigurt më Haradinajn kryeministër, sepse asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë Kosovës. Me qeverisjen e re të Haradinajt do të fokusohemi më shumë për rritjen e mirëqenies së jetës së gjithsecilit qytetar, në çdo cep të Kosovës.
Mbështetje morëm të gjithë kandidatët për deputet.
Gjithashtu, vendimet e mia si ministër i Tregtisë në mbrojtje të prodhimeve vendore, në mbrojtje të fëmijëve tanë nga lodrat e rrezikshme, kanë bërë që këta qytetarë të më vlerësojnë dhe të më mbështesin si përfaqësues i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Problemet e qyteteve të Anamoravës, problemet e çdo fshati do të dëgjohen në Kuvend, do të flasim dhe mundohemi që të gjejmë zgjidhje.
AAK-PSD 119
Bajram Hasani 31
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post