Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në “Debat Plus”, ka thënë, se Aleksandër Vuçiq është më i keq se sa ish-shefi i propagandës naziste në kohën e Hitlerit, Joseph Gebbels.
Ai tha se Vuçiq është nxënës i politikës së kriminelit serb Vojislav Sheshel.
“Vuciqi ka ndjellë urrejtje në Serbi ndaj shqiptarëve. I gjithë nacionalizmi serb, që ka krijuar konflikte, është gjeneruar nga partia radikale serbe dhe Shesheli. Shesheli është baba politik i Vuciqit. Ai asnjëherë nuk ka menduar ndryshe, nga mësuesi i tij Shesheli… njëjtë sikurse fëmijët si mendojnë si profesori ityre njëjtë mendon Vuciqi”, tha ai.
“12 viteë pas vrasjes së Hitlerit, të ishte kryeministër i Gjermanisë të bëhej Gebelsi. Si do ishte Gjermania që në vitin 1956 të bëhej kryeministër Gebelsi. Unë kur në kohën kur ai ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit, ai ka qenë Gebelsi i Millosheviqit. Aleksandër Vuciq ka shpallur jo vetëm shqiptarët por edhe serbët si terroristë”, tha Stojkoviq.