Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk është i kundërligjshëm mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit grevistë.
Koci ka thënë se është ligji i qartë dhe ai po zbatohet.
“Absolutisht nuk është e kundërligjshme Neni 18, në momentin kur je në grevë nuk ke të drejtë në pagë, kjo është shumë e qartë, Lirisht le të urdhërojnë le t’ia bëjnë kallëzimin penal, asgjë nuk arrijnë prej asaj. Pse me i bë? Po zbatohet Ligji, i cili është i qartë”, ka thënë Koci.
Sipas Kocit, ekzekutimi i pagave për grevistët paraqet shkelje ligjore.
“Nëse ka raste të tilla [kur ekzekutohen pagat për grevistët] atëherë duhet të ndërhyjë Prokuroria, të hetojë rastin”, ka thënë Koci.