Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak.
Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.
Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.
Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.
Thaçi, Veseli e Selimi mbërrijnë në ANP, pritet të udhëtojnë për në Hagë
Në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në këtë aeroport më herët ka arritur edhe një avion ushtarak.
Përpos forcave të KFOR-it nuk është parë diçka tjetër.
Edhe gjatë ditës së djeshme është arrestuar Jakup Knasniqi i cili është transferuar për në Hagë.
Pas, konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë nisur drejt aeroportit për të udhëtuar drejt Hagës.