
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë se të gjitha partitë e koalicionit qeveritar i përfaqëson ai kur shkon në dialog me Serbinë.
Kjo deklaratë nga Hoti po vjen si kundërpërgjigje ndaj kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit pas kritikave të këtij të fundit se ministrat e partisë së tij po i lë jashtë tavolinës së bisedimeve.
Kryeministri Hoti po thotë se kur ai përfaqëson qeverinë, përfaqëson edhe AAK’në, Nisma’n dhe partnerët e tjerë të koalicionit.
“Kur unë kryesoj delegacionin përfaqësoj qeverinë, edhe AAK-në edhe NISMA-n edhe partnerët tjerë të koalicionit. AAK-ja është e përfaqësuar përmes meje në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.
Kujtojmë se Haradinaj së fundi është bërë i zëshëm duke thënë se Hoti po ia lë jashtë tavolinës së dialogut njerëzit e tij që i ka deleguar.
Po ashtu Haradinaj së fundi ka deklaruar se edhe mund ta prish koalicionin për këtë dhe kandidaturën e tij për president të Kosovës.