Bayerni nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim tek Augsburgu.
Vendasit arritën ta rrëmbejnë një pikë në minutat e fundit të takimit, derisa rezultati final i takimit të sotëm ishte 2 me 2, transmeton Koha.net.
Augsburgu e nisi për mrekulli takimin duke shënuar qysh në minutën e parë përmes Richterit.
Shifrat i barazoi Lewandowski në minutën e 14 të ndeshjes nga një asistim i Gnabryt, i cili i dha epërsinë Bayernit në minutën e 49.
Për Gnabryn asistoi Philippe Coutinho.
Por, në minutën e 90+2 vendasit barazuan shifrat përmes Finnbogasonit, që shënoi pas asistimit nga Cordova.
Bayerni mban vendin e tretë me 15 pikë, derisa Augsburgu në vendin e 15 ka 6 pikë.
Discussion about this post