Pas raportimit të televizionit shqiptar A2, për një plan për vrasjen e Albin Kurtit, Ismet Haxhës e Xhavit Halitit, ka folur ky i fundit.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që është planifikuar vrasja e tij.
“Nuk është hera e parë. Tash e 35 vjet kanë tentuar të më vrasin, por ja që fati ka dashur që unë të shpëtoj”, tha ai për Gazeta Blic.
Haliti tha ndër të tjera, se ai është informuar nga Policia e Kosovës se është i rrezikuar.
“Nga Policia e Kosovës më kanë njoftuar që jam i rrezikuar dhe më kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar”, tha ai, derisa shtoi se përgjatë kësaj periudhe nuk ka pasur as mbrojtje të afërt.
Ai tha se mbrojtje të afërt Policia e Kosovës i kishte ofruar para 3 vjete, por jo në lidhje me rastin e fundit.
Haliti ka vërejtje edhe për punën e Prokurorisë së Shtetit.
Sipas tij, në disa raste kur është planifikuar vrasja e tij, e ku janë ditur ne emër e mbiemër se kush ka dashur ta vrasë, prokuroria nuk ka vperuar.
“Kjo i bjen fole e rrujë vo”, tha ai, duke e përshkruar në këtë mënyrë punën e organit të akuzës.
Haliti, ndonëse thotë se Policia e Kosovës nuk i ka dhënë detaje për rastin e fundit ku planifikohej vrasja e tij, e Kurtit dhe Haxhës, ai ka ide se kushm mund të jetë prapa këtij plani.
“Beogradi”.
Kështu thotë për Gazeta Blic Xhavit Haliti, derisa shton se i gjithë qëllimi është që të vritemi mes vete, dhe faji t’i lihet kinse hakmmarrjeve të grupeve në Kosovë.
Deputeti i PDK-së thotë se njëjtë është tentuar edhe me atentatin në banesën e tij në Zvicër.
“Është i njëjti urdhërdhës, vetëm se tani kanë ndryshuar metodat”, ka theksuar Haliti.
Televizioni shqiptar A2 raportoi sot se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.
Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.