Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, ka folur në një emision televiziv për dorëheqjen e kolegëve të tij serbë.
Ai foli në lidhje me seancën në të cilën dhanë dorëheqje asamblistët e Listës Serbe, duke u treguar i matur në deklarimet e tij.
“E mira e kësaj është që kjo është dorëheqje e kushtëzuar (me Marrëveshjen e Brukselit). Nuk është e parevokueshme. Shpresoj që po mësohen me demokraci. Këto janë lojëra politike me të cilat duhet të mësohemi,” tha Sadiku mes tjerash.
Ai po ashtu u shpreh se duhej arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ruante paqen në këtë vend.
“Shpresoj që kjo është një përshëndetje për seancat e ardhshme, por jo një lamtumirë,” – u shpreh ai.