
Arsenali ia ka nisur një ofertë skuadrës së Lille për sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova.
Të paktën kështu raporton gazetari Arlind Sadiku që thotë se londinezët janë impresionuar nga paraqitjet e anësorit në këtë sezon.
Ende nuk dihet se sa para iu janë ofruar ish-kampionit francez.
Lojtari luan në të dy krahët e sulmit, një element ky që duket se është pëlqyer nga “topçinjtë”.
Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i bashkohet Granit Xhakës, apo do të vijojë te Lille.