Për bashkëjetësë martesore me personin nën moshën 16 vjeç, është arrestuar një person në Fushë Kosovë.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.