Sot është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke kryer detyrën e tyre, shkruan Indeksonline
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Qamil Hoxha”, të cilin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policinë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare , dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë.
Situata është futur shpejtë nën kontroll dhe dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post