
Njëri nga të arrestuarit e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë është edhe Luan Statovci. Indeksonline mëson se të njëjtit Policia e Kosovës i ka bastisur fabrikën e këpurdhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.
Bëhet e ditur se gjatë bastistjes janë gjetur tri armë, të cilat janë konfiskuar.
Statovci punon në që disa vite në drejtoratin e pagesave direkte, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Statovci në të kaluarën ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që më pas ishte shpallur i pafajshëm.