
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që në garazhin e tij policia ka gjetur dhe konfiskuar 1 kg e 298 gr substancë të dyshuar narkotike.
Sipas policisë përveç hashashit të konfiskuar në garazhin e tij janë gjetur edhe dy peshore, fletore me shënime të shitjes, dy telefona, dy kartela të telefonisë mobile IPKO dhe një pushkë automatike AK-47 pa fishek.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.