Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Arnaut Pasha: s’e njeh Shqipëria, e nderon Hungaria!

December 10, 2021
9
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Leskovik qëndrova një natë për të parë se ç’trashëgimi kulturore ruan ende kjo qytezë. Tani është pothuaj i braktisur por dikur Leskoviku njihej si qyteti me 7 pashallarë.

Shkruan: Auron Tare

Secili kishte ngritur sarajet e veta të rrethuara me vreshta dhe trandafila. Njerez qe kishin bërë histori në hapësirat e pamata të Perandorisë ishin kthyer në vendlindjen e tyre në buzëmbrëmjen e jetës si për të gjetur qetësine midis atyre maleve me bukuri të rrallë.

Pyeta se ku mund t’i gjeja varret e këtyre pashallarëve. Disa banorë më thanë se pllakat e varreve jua kishin marrë diku pas 90-ës dhe i kishin shitur në Greqi. E trishtë por e vërtetë. Një kapitull që nuk duhet harruar post-90-ta.  Një popull që vjedh pllakat e varreve të të parëve të tyre dhe i shet për pak bukë, nuk mund të ruajë historinë e vet.

E ndërkohë që pashallarët e Leskovikut janë tretur dhe nuk dimë shumë për ta, në këtë shkrim po sjell një figurë tjetër të harruar, apo të themi shumë pak të njohur në rrethet e historianëve: Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha.

Më gradë Vezir, ne një moshë të thyer u dërgua të mbrojë kryeqendrën e territoreve të pushtuara otomane në zemër të Europës, qytetin e Budë, që prej 150 vjetësh në zotërimet otomane.  Në verën e 1686,  Arnaut Pasha u përball me furinë e ushtrisë së Lidhjes së Shenjtë, një formacion i krishterë në modelin e Kryqëzatave të dikurshme. I frymëzuar dhe bekuar nga Papa Inocenti i XI,  kjo Lidhje e Shenjte udhëhiqej nga Mbreti i Polonisë, Republika e Venedikut dhe Perandori austriak Leopold I. Abdi Arnauti ju bëri ballë këtyre forcave ushtarake europiane dhe e mbrojti qytetin me shumë sukses. Kjo përballje solli një përballje të re vetëm një vit më vonë dhe, siç thamë më lart, në verën e  vitit 1686  filloi beteja me e famshme e Lidhjes me otomanët për marjen e Budës. Ushtria e Lidhjes së Shenjtë kishtë në përbërje të saj gati të gjitha nacionalitetet europiane, përfshirë edhe ushtarë suedezë dhe skocezë.

Pas disa muajsh betejash të gjata në muret e Budës, ushtarët e Kryqezatës mundën të thyejnë mbrojtjen. Arnaut Pasha, ashtu si një kapiten anijeje që nuk e braktis anijen e tij në mbytje,  udhëhoqi sulmin final jashtë mureve, një sulm ky që i solli atij jo vetëm lavdinë si kryekomandant por edhe respektin e komandantëve europianë, të cilët dhanë urdhër që vendi ku ra Pashai plak të rrethohej me ushtarë dhe të mos lejohej cenimi i trupit të tij dhe atyre që e ndoqën. Kaq heroik duhet të ketë qenë ky sulm i pashait Arnaut sa që piktorët hungarezë e përjetësuan atë në disa tablo me temë reniën e Budës.

Por respekti i vlerave europiane per historine e tyre ka bërë që vendi ku ra dhe u varros Abdurrahman Abdi Pasha Arnauti nga fshati Peqin, jo të vetëm të mos plaçkitej por të ruhej edhe t’i ndërtohej një varr për t’u nderuar vlerat e rralla të trimërisë dhe mosbraktisjes së detyrës, edhe pse me një grusht burrash që e ndoqën nga pas.

Sot e kësaj dite, në Budën e krishterë europiane kemi varrin e peqinasit plak  të mbrojtur  dhe të paprekur, si dëshmi e gjallë se si ruhet trashegimia historike edhe pse armike. 

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Si i përdorte Hitleri turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike, dhe si po vepron Putin!

August 22, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.