Jehona e disfatës së Armenisë në Karabakun Malor vazhdon të jetë ende e ashpër në opinionin e brendshëm armen.
Erevani zyrtar po tronditet nga dorëheqjet e njëpasnjëshme. Gjithandej u fol se kryeministri i vendit planifikonte të ikte jashtë vendi por në momentin e fundit heqi dorë prej kësaj tradhtie.
Sipas dekretit të firmosur nga Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisyan është shkarkuar nga detyra ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan dhe në vend të tij është emëruar Vagarshak Harutyunyan.
Me dekret është shkarkuar nga detyra edhe ministri i Emergjencave, Feliks Tsolakyan dhe ministrja e Punës, Zaruyi Batoyan.
Pas pranimit të humbjes përballë Azerbajxhanit në Karabakun Malor, të pushtuar nga Armenia, nga Kryeministri Nikol Pashinyan në Armeni nisi një valë protestash dhe partitë e opozitës i bënë thirrje Pashinyanit për dorëheqje.