Armenia më në fund e pranon humbjen. Ajo detyrohet të nënshkruaj marrëveshjen e dorëzimit që nënkupton pranimin e humbjes në terren, shkruan Gazeta Mejdani.
Shikuar në fushëbetejat mes dy ushtrive, të Armenisë dhe të Azerbejxhanit, kjo e fundit kishte korrur në fitore bindëse duke shkatërruar në masë teknologjinë ushtarake të Armenisë. Me qindra tanke armene janë shkatërruar, dhjetëra aeroplanë armen janë rrëzuar e mijëra automjete ushtarake të tjera janë bërë shkrum e hi.
Sistemi ajror i Armendisë thuajse më nuk funksionon, ndërsa aparatura telekomunikative është asgjësuar e tëra.
Armenia ka pësuar një humbje të paimagjinueshme, ndërsa Azerbejxhani i ndihmuar sidomos nga Turqia e rimerrë tokat e veta që janë mbi 20% të territorit të përgjithshëm të vendit.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dje ka thënë tha se ishte “një vendim shumë i vështirë” për të nënshkruar marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Malësisë së Karabahut.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Pashinyan tha se vendimi u mor pas një analize të thellë të situatës ushtarake dhe vlerësimit nga njerëzit kompetentë.
Në Armeni shpërthyen protestat pasi Pashinyan pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ndalur luftimet mbi Malësinë e Karabakut.
Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare në kryeqytetin Jerevan dhe thyen dritaret, duke brohoritur parulla kundër Pashinyan-it.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshjen.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë./Gazeta Mejdani/