Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

Arbanasi, fshat tipik shqiptar në Bullgari

December 20, 2019
80
SHARES
6.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Thuhet se fshati i fisëm Arbanasi ndodhet pikërisht në qendër të një grupi vendbanimesh, që përbëhet nga Veliko Tarnovo, Gorna Oriahovica dhe Liaskovec, në largësi rreth 4 km nga secili syresh. Ai gjendet në një pllajë (gjë që të kujton një tjetër ngulim të njohur të mërgatës mesjetare shqiptare) dhe pamje të mahnitshme nga fortesat mesjetare Carevec dhe Trepezica.

Po ashtu, fshati hamendësohet se është themeluar në shekullin XV nga shqiptarë ortodoksë të ardhur kryesisht nga Shqipëria Jugore, zona e Kosturit dhe Epirit, që merreshin me tregtinë e dhenve, që shpesh bashkë me dhentë e tyre rrugëtonin gjer në Danub dhe Vllahi dhe paskëtaj do ta shndërronin këtë zonë në vendbanimin e tyre.

Me një ferman të sulltanit Sulejman të Madhërishmit, fshati Arbanas i dhurohet dhëndrit të tij, Rustem Pashës, Vezirit të Perandorisë Osmane, i cili gjithaq njihet për origjinën e tij shqiptare nga burimet historike dhe sakaq ngulimi arbëror në tokat bullgare shpejt kthehet në një fshat të spikatur me banorë të kamur, të cilët tregtojnë dhen, mish, lëkurë, prodhime qumështi, bakër, sapun, qirinj, etj., duke shkelur çdo cep të Perandorisë, por edhe Vllahinë, Hungarinë, Poloninë, Principatën e Moskës, duke vajtur gjer në Bagdad, Indi dhe Persi.

Faktikisht, shqiptarët ortodoksë do të vendosen në disa ngulime në Bullgarinë Veriore, por me gjasë, ngulimi i parë i tyre do të jetë pikërisht Arbanasi pranë Veliko Tarnovos.

Janë pikërisht afresket dhe mbishkrimet e tjera kishtare të Arbanasit që dëshmojnë se ky ngulim themelohet diku nga mesi i shekullit XV. Ndërkaq, në dokumentet osmane të kohës, jo vetëm Arbanasi, por edhe ngulimet e afërta Gorna Oriahovica, Dolna Oriahovica dhe Liaskovec, quhen bashkërisht “Arnavud Kariyeleri”, pra “Fshatrat Shqiptarë”.

Nga të dhënat mesjetare, në vitin 1751 Arbanasi të ketë patur 236 shtëpi të krishtera shqiptare e gjithashtu dëshmohet për praninë e shqiptarëve edhe në fshatrat e tjerë të zonës, si ishuj të izoluar mes një deti popullsie bullgare.

Në gjysmën e parë të shekullit XVI Arbanasi zhvillohet si ngulim i kamur blegtorësh, artizanësh dhe tregtarësh. Do të ndërtoheshin plot kisha, me afreske të mahnitshme, krejtësisht të pahasshme tjetërkund në Bullgari.

Ndërkaq, edhe vetë arkitektura e Arbanasit të kujton fort Shqipërinë e Jugut, veçanërisht Gjirokastrën dhe Beratin, e një tjetër dëshmi e rëndësishme na vjen nga fakti se afresket e para të kishës së Shën Gjergjit në Arbanasi janë vepër e mjeshtrit Nikolla, biri i Onufrit të madh, por gjithashtu përveç Nikollës, birit të Onufrit, në kishat e Arbanasit haset edhe emri i ndihmësit të tij, Joanit.

Sot Arbanasi është një fshat turistik në Bullgarinë Veriore, me 330 banorë (kurse në pikun e zhvillimit, pati arritur thuajse në 3000 banorë), ku bullgarët e pasur kalojnë pushimet dhe kanë vilat e tyre, fshat ku vizitori mahnitet nga hijeshia, historia dhe doket e këtij ngulimi unik me një trashëgimi shqiptare kaq të prekshme.

Në Bullgari, siç pohon edhe historiani bullgar Bojan Gjyzelev, falë të cilit kemi fatin të njohim edhe shumë të dhëna lidhur me praninë arbërore në Bullgarinë mesjetare, ngulime shqiptare ka pasur edhe në Çervena Voda në zonën e Ruses buzë Danubit (tjetër përputhje interesante, pasi edhe në Shqipërinë Jugore kemi një qytezë, Çorovodën, me të njëjtën etimologji), në Poroishte (sërish të mbiquajtur Arnavutköy), sot lagje e qytetit të Razgradit, si dhe në Dobrina e Devnia, pranë qytetit të Varnës, nga ku rrjedhin shqiptarët e Ukrainës./Elvi Sidheri, KultPlus

Share8Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022
Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

November 24, 2021

Aksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, vdes shoferi!

May 25, 2021

Shqiptarët, edhe një herë në histori do të jenë të domosdoshëm për politikën amerikane!

May 16, 2021

Shqiptarët e Shqipërisë më lehtë e tradhtojnë gruan se partinë!

May 3, 2021

Dështimi i kolonizimit të Kosovës, apo, si i shfaroste Serbia shqiptarët!

May 1, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.