Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se është e interesuar të shohin Qeverinë e re.
Apostolova pas takimit me përfaqësues të LDK-së, tha se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha partive.
“Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh”, tha Apostolova, raporton EO.
“Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, tha tutje ajo.