Baraliu ka thënë se presidenti duhet të shpërndajë Kuvendin sot ose të vazhdojë në heshtje mandatin e qeverisë në dorëheqje, në afat të pacaktuar
Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka analizuar se pse presidenti i Kosovës nuk mund të mandatojë një kandidat të ri për Kryeministër, madje as nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pa e shkelur Kushtetutën.
Ai teksa i ka reaguar avokatit Besnik Berisha, Baraliu ka thënë se presidenti duhet të shpërndajë Kuvendin sot ose të vazhdojë në heshtje mandatin e qeverisë në dorëheqje, në afat të pacaktuar, përcjell Bota sot.
Analisti që vepron në Amerikë ka porositur presidentin Hashim Thaçi që të bëjë kujdes me këtë çështje.
Postimi i plotë i Baraliut:
WARNING ⚠️ to President Thaci! ⚠️
Opinion: Presidenti Thaçi nuk mund te mandatoj nje kandidat te ri per KM, madje as nga radhet e VV, pa e shkelur se pari Kushtetuten me dy kembe⚠️
Pre shenim: ftoj @Mazllum Baraliun, Enver Hasani, Arsim Bajrami, Besnik Berisha dhe te tjere te kontestojne konkluzat ketu.
Shume eshte thene e analizuar rreth Nenit 82 dhe 95, pothuajse te gjitha teknikisht ne parim me interpretimin e deritashem te GjK mbi keto nene. Te Premten ne T7, une vet deklarova se analiza e avokatit mjekerrthire (puthakembes tekniko-ligjor te IsaM) Besnik Berisha ishte pothuajse 100% e sakte – ne vecanti ne interpretimin e Neneve 82.2 dhe 95 dhe aktgjykimin e GjK 2014. POR, nuk kam thene se ka te drejte 100%, e djalli fshihet mu ne detaje – dhe detajet zakonisht jane ato qe rrezojne hipotezat perndryshe me stabile!
Perderisa mu duk e tepert ate nate te dinjifikoja me replike naivitene e deklaruar se “Isa me mban ligjerata ne anglisht e kompjuter” (si Michael Jordan te argumentonte mbi basketball 😭), pergjigjen rreth lajthitjes teknike te zotnise Berisha desha ta ruaj pas nje hulumtimi me te thelle dhe konsultimi me eksperte ligjore me pervoje rreth asaj cka vleresoj une ne lidhje me Nenin 95 dhe 95.5 ne vecanti.
Atehere, ne prolog: une mendoj se nuk ka dyshim qe 82.2 i jep ingerenca dhe diskrecion te plote (me paragjykim) Presidentit qe pas mocionit te mosbesimit te vendose a ta dergoj vendin ne zgjedhje, apo ta lere qeverine ne doreheqje ta vazhdoje punen deri ne nje kohe apo rrethana te reja – por asgje me shume as me pak se kaq!
Per se?! Po e adresoj ne shkurtesa dhe jo si opinion ligjor (abridged) si vijon:
1- Neni 100 determinon qe pas rrezimit me mocion “qeveria konsiderohet ne doreheqje” (verz. anglisht: “government is considered dismissed”). Ketu duhet patur kujdes per te mos spekuluar qe ‘qeveria bie’ dhe posti i KM mbetet i lire/vakant/i zbrazet (ang. ‘vacant’) – por qe qeveria vazhdon ne doreheqje ose ne detyre! Nese ka dilema, ketu mund te thirremi edhe ne presedanet e meparme, edhe ne frymen e kushtetutes per ‘stabilitet ne vazhdimesi’, por me konkretisht edhe ne vet perjashtimin nga Kushtetuta te shkuarjes automatike ne zgjedhje, duke i lejuar diskrecion Presidentit per kete – dhe me tej duke i dhene diskrecion Presidentit qe te vendos se per sa kohe qeveria ne doreheqje mund te vazhdoje punen pa rrezikuar interesat e vendit ose duke i sherbyer me se miri atyre.
2- Neni 95.5, per tu aktivizuar, kerkon qarte dhe pa ambiguitet kushte qe: a. KM ka dhene doreheqje (ang. resigned), ose b. pozita e KM mbetet e zbrazet (ang. vacant)! Ketu ka disa elemente qe duhet qartesuar ne detaje, per te kuptuar dallimin thelbesor mes ‘rrezimit permes mocionit’ dhe ‘doreheqje dhenies nga KM’.
i) nese KM ka dhene doreheqje (ang. PM resigns), Neni 95.5 aktivizohet automatimisht, dhe Presidenti mund te filloj procedurat sipas ingerencave te Nenit 95.5 dhe 95(1-4). Por, fakti qe kjo eshte specifikuar kaq qarte vetem ne rastin “KM jep doreheqje” / KM resigns, nenkupton perjashtimin e rrethanave ku ‘qeveria konsiderohet ne doreheqje’ ndersa KM nuk ka dhene doreheqje. Ligjet, sidomos ne Kushtetute, ne parim dhe me qellim shkruhen thukte, sakte, dhe ne menyre precize. Pra nuk lejne hapesire te gjykojme ne ekuivalence ‘doreheqjen e KM’ me ‘rrezimin e KM / qeverise permes mocionit’, sepse ka dallime thelbesore, si ne motive dhe ne procedura e ligje. Perndryshe do te ishte absurde qe te mos ishte shkruar “ne rast se KM / qeveria konsiderohet ne doreheqje” siq eshte precizuar ne Nenin 100.6, dhe siq do te perfshinte edhe rastin gjeneral te dhenies se doreheqjes nga KM por dhe mosbesimin sipas 100.6
Poashtu, tek verzioni anglisht kemi dallim edhe me te qarte: 100.6- “Government is considered dismissed”, vs 95.5 “PM resigns”. Duhet te jesh shume naiv ose liberal i pameshirshem juridik ti barazosh pra nuancat e 100.6 me kerkesat e 95.5 tek pika e ‘doreheqjes’, pavaresisht se ne shqip mungon dallimi kaq i qarte i mbiemrit (i dorehequr / dismissed) me foljen (jep doreheqjen / resigns).
ii) Per piken b. ‘posti i KM mbetet i zbrazet’ argumentet jane edhe me te thjeshta, por po i shmangem gjatesise duke kuptuar se ekziston nje koncensus tashme qe si ne rast doreheqjeje nga KM, edhe ne rast mocioni rrezues, qeveria vazhdon ne doreheqje /ne detyre. Kjo pike me siguri eshte futur ne Kushtetute per te perfshire rastet e vdekjes apo inkapacitetit te KM te vazhdoj punen, dhe jo per te shtuar nuanca interpretimi rreth ingerencave te qeverive te dorehequra ne lloje te ndryshme te ardhjes ne kete pike. Edhe kjo e forcon argumentin e pare, nese ‘dorehequr’ nenkupton ‘posti i KM mbetet i zbrazet’, Kushtetuta nuk do te precizonte shtese rastin e dhenies se doreheqjes por do e precizonte nen 100.6 – sepse Kushtetuta nuk shkruhet mbi parimin e ‘remove avoidance of doubt / perjashtim te dyshimit’, por thukte dhe pa asnje ambivalence apo pereseritje (redundancy).
Pra, ne asnje menyre Presidenti nuk mund te arrij tek 95.5, dhe jo sepse 82.2 nuk ja ofron kete diskrecion – ne fakt ia dhuron cdo diskrecion per te (mos)shkuar ne zgjedhje – por sepse nuk jane permbushur asnjeri nga kushtet qe te i lejoj Presidentit thirrjen ne 95.5.
Ia vlen te shtojme dhe me tej se 95.5 vazhdon ne menyre precize: “Qeveria bie”! (“Government ceases” v.ang.) qe nuk perputhet me 100.6 “Qeveria konsiderohet ne doreheqje”/”Government is dismissed”. Pra, qe qeveria te ‘bie’ sipas 95.5 dhe Presidenti t’i fitoj ingerencat nen 95 (1-4), ose KM duhet te jap doreheqje ose vendi i KM ne menyra tjera te mbetet i zbrazet – gje qe nuk ka ndodhur ne keto rrethana qe jemi. Po qe se mocioni do te nenkuptonte ‘renien e qeverise’ (anglisht: ‘ceases’) dhe jo ‘ne doreheqje’ / ‘dismissed’, kjo do te precizohej pa ambiguitet ne 100.6, dhe jo ne kontekst te bastardizohej nga nje nen tek tjetri.
Prandaj, e tera qe Presidenti mund te beje ne diskrecionin e tij eshte te shperndaje kuvendin sot mbi 82.2, ose vazhdoj ne heshtje/(duke mosvepruar) mandatin e qeverise ne doreheqje deri ne a. afat te pacaktuar kur piqen kushtet, b. shperndarjen e mvetesishme te Kuvendit me 2/3 e deputeteve, ose c. koha e zgjedhjeve te reja te rregullta. Pra 82.2 eshte krejt cka mund te kerkoj Presidenti ne arsenalin e ingerencave te krijuara per te ne rrethanat e krijuara. Edhe ne presedan Presidenti ka shfrytezuar vetem 82.2 me pare (ne rastin e doreheqjes se Ramushit apo shkuarjes ne Hage ka vlere 95.5, por jo ne votebesimin kunder Ises).
Duhet shtuar edhe argumentin se Kushtetuta krijon vetem nje rruge per secilen rrethane, pra nuk ka fare logjike ti kete dhene diskrecion ne nje nen (82.2) Presidentit dhe njekohesisht zgjidhje alternative (95.5), duke krijuar de fakto fleksibilitet te tepruar dhe nje kontroll te shtuar Presidentit mbi legjislativin dhe qeverine, ne kundershtim me parimin e balancimit te fuqive te pushtetit. Pra 82.2 vlen per qeveri ne doreheqje mbi mocion mosbesimi, 95.5 vlen ne rast doreheqje dhe inkapacitimi (si vdekja apo shkuarja ne Hage).
Sa per dijeni te militanteve e miopeve qe kujtojne te me etiketojne ad hominem, (te cilet prape i dua ani pse nuk dyluftoj e i injoroj), po sqaroj se nuk jam jurist, por kam ndjekur me sukses te larte lende ne American Constitutional Legal Review si dhe Advanced English Language and Literature ne Columbia University ne NY gjate studimeve. Poashtu ne cilesine e Menaxherit Ekzekutiv ne Wall Street dhe Healthcare & Tech kam marre pjese aktive ne negociata dhe vendimmarrje ne mijera e mijera kontrata ligjore e dhjetera konteste ligjore qe kane pas baze interpretimin e ligjit dhe frymes ligjore. Pra do te ishte absurditet tartufian te angazhohesha ne bisede mocaliste me zotni Berishen mbi aftesite e mia dhe te Ises krahasimisht, prandaj mos ma shihni oer tmadhe qe nuk dyluftoj ne keto pika…
Me respekt,
Bleron Baraliu
P.s. Duhet pas parasysh se Aktgjtkimi i GjK 2014 fare dhe kurre nuk e ka adresuar Nenin 95.5, sepse situata nuk ka qene ‘ne doreheqje’ por pas zgjedhjeve. Ne kete rast une do te lexoja se Presidenti ka te drejte te shkoj tek partia e dyte (lexo VLAN), dhe besoj vendimi i GjK e ka shkelur Kushtetuten, dhe duhet te rivleresohet.