Edhe zyrtarisht është anuluar tenderi për të blerë një tepison për në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Në lidhje me këtë tender kishin shkruar një numër i madh i medieve në Kosovë.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit kishte shpallur tender për blerjen e një tepisoni të ri, ku në bazë të njoftimit, në faqen e Komisionit të Pavarur të Prokurimit Publik, ky institucion planifikoj të shpenzonte 5,300 euro për furnizim, transport dhe montimi të tepisonit në katin e tretë të kryeministrisë.
Por e gjithë kjo është mësuar se është anuluar gjatë ditës së sotme nga Ministria e Administratës Publike.
“Tepisoni kërkohet të jetë me këto karakteristika: “1. Materiali 100%pp 2. Pesha e fijeve 2400gr m² 3. Lartësia e fijeve 17mm 4. Pesha totale 3300gr m² 5. Lartësia totale 19mm 6. Numri i fijeve 170640 m² (-7.5%+10%) 7. Tepisoni të jetë antistatik, antimagnetik dhe i lehtë për mirëmbajtje m² 310”, thuhet në njoftimin për tender para disa dite.