Ansu Fati javën e kaluar u bë lojtari i dytë me i ri që luan për Barcelonën dhe sonte është bërë golashënuesi me i ri ne histori të La Ligës për Barcelonën
Lojtari i promovuar nga La Masia, u inkuadrua nga bankina në fitoren 5-2 në shtëpi ndaj Real Betisit fundjavën e kaluar – për t’u bërë lojtari i tyre i dytë më i ri që debuton nga viti 1941 – në moshën 16 vjeç e 298 ditë.
Pas këtij goli historik, sulmuesi i talentuar nga Guinea-Bissau ishte plot krenari pas ndeshjes.
“Është një nder të bëhesh golashënuesi më i ri në La Liga për Barcelonën”, ka thënë fillimisht Fati.
“Shpresoj të arrij shumë më shumë gola me këtë fanellë në të ardhmen”.
“Çdo mundësi që marr këtë sezon do të mundohet ta shfrytëzoj”, përfundoi talenti 16-vjeçar.
Fati pritet të mbetet me skuadrën e parë për pjesën tjetër të sezonit 2019-20, duke qenë mbulesë për sulmuesit: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
Discussion about this post