Rreth 69 për qind e qytetarëve të Kosovës deklarojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet kur Serbia ta njohë Kosovën shtet në kufijtë e saj ekzistues. raporton Kosova Post.
Kështu u tha sot gjatë publikimit të rezultateve të anketës së realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” me temë “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë”.
Tutje, janë shpalosur edhe perceptimet tjera të qytetarëve, sikur edhe për atë se cili është aleat kryesor i Kosovës në të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon.
Duke folur për rezultatet e anketës, Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për studime Politike tha se rreth 44 për qind e qytetarëve janë shprehur se Kosova duhet ta heqë tarifën doganore ndaj produkteve serbe, ndërsa 45 për qind kanë deklaruar të kundërtën.
Ndërsa, si aleati kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare nga respodentet shihen SHBA-të, ndërsa Turqia, ka shënuar rezultat të mire duke dal në vendin e katërt, si partner i mirë i Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post