Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se një anije shqiptare ka shpëtuar 111 migrantë në Detin Egje, transmeton AA.
Ajo tha se migrantët kanë tentuar të kalojnë në Greqi, me ç’rast më pas u janë dorëzuar autoriteteve turke.
Ministrja Xhaçka sot në Facebook shkroi se migrantët sirianë, irakianë dhe palestinezë u “shpëtuan në tre operacione të ndryshme brenda disa orësh në ujërat midis Turqisë dhe Greqisë”.
Sipas saj, migrantët u gjetën të premten vonë në mbrëmje nga anija Oriku, pjesë e Frontex, forca e kontrollit kufitar të Bashkimit Evropian, në dy gomone dhe një skaf./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post