Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Andi Bushati: BE po na mbyll sërish, shqiptarët po izolohen!

July 14, 2020
12
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Andi Bushati

Bashkimi Europian po ripërsërit një mbylljeje të dytë të kufijve me Shqipërinë duke na çuar drejt një izolimi, në rastin më të mirë, deri në fund të korrikut, për shkak të infektueshmërisë së lartë nga Covid -19, në raport me popullsinë.

Nëse kur kjo ndodhi për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe eksponentë të saj filluan të thërrasin për teori komploti, që na diferenconin me pa të drejtë nga fqinjët tanë, këtë herë, kur vendimi nga Brukseli po konfirmohet, duket se tonet janë më të ulëta për të kundërshtuar dështimin e shtetit shqiptar në luftën ndaj pandemisë.

Situata e sotme fatkeqësisht nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e suksesit, për përballimin e këtij armiku, që filloi të propagandojë Rama aty nga mesi i majit dhe që arriti kulmin e saj me deklaratën e atij deputetit rilindas që shpalli pa pikë droje, se falë punës së qeverisë ne jemi sot edhe më mirë se Italia dhe Gjermania.

Vetëm sa për të pasur një ide të këtij absurditeti, në të njëjtën ditë që Shqipëria kaloi për herë të parë shifrën e mbi 100 të infektuarve të rinj, vende si Italia apo Gjermania me 30 fishin e popullsisë sonë, deklaronin mes 150 dhe 160 të infektuarve në ditë.

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim. Ajo ka të bëjë më mënyrën skandaloze se si u organizua tek ne edhe karantina ekstreme edhe hapja graduale. Përpos eksperimenteve cinike të orareve se kur duhet të dilnin nga shtëpite pensionistët dhe kur nënat me fëmijë, përpos perversitetit të videove me kufoma dhe me ‘dhunën’ e policisë spanjolle, qeveria nuk mori asnjë masë të themeltë për tu përgatitur për ditën që do të vinte pas.

Gjithçka u la në dorë të fatit duke ëndërruar se do të ndihmoheshim nga përdorimi me shumicë e citateve të biblës dhe kuranit, pa shtuar numrin e testimeve, pa pajisur me mjete të sofistikuara mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor (jo vetëm infektivin) aq sa QSTU u bë vatra e shpërndarjes së virusit, pa siguruar së paku maska për vendet e punësimit masiv, si fasoneritë.

Edhe fakti që buxheti i rrënuar dhe paratë e shpenzuara tjetërkund e bënë Shqipërinë vendin me ndihmën direkte me minimale në rajon (0.8% të GDP) i shtyu njerëzit e izoluar dhe të varfëruar të dilnin si të ndërkryer nga izolimi për të rikuperuar paratë dhe kohën e humbur.

E gjithë kjo papërgjegjshmëri ka pjellë situatën ku ndodhemi sot dhe parashikimet edhe më pesimiste që po bëhen për të ardhmen.

Tani askush nuk është në gjendje të kuptojë se përse na karantinuan papritmas nëpër shtëpi, kur nuk kishte asnjë të vdekur dhe nuk marrin asnjë masë tani kur ka nga 2-3-4 viktima çdo ditë. Gjithsecili e ka të pamundur të shpjegojë, se përse i ndalonin përmes thirrjeve në Facebook, burrë dhe grua të hipnin në të njëjtën makinë, në kohën kur shpallin vetëm 20 të infektuar, dhe hapën transportin publik në ditët që ka mbi 100 të tillë.

Për ç’do kënd përbën një absurditet se si atëherë policia shembte në dru një të ri që kalonte me 5 minuta orën e shtetrrethimit, ndërsa sot lë me qindra të tillë dehin me alkool dhe virusin në diskot e jugut, në fundjava.

Pikërisht kjo politikë delirante dhe këto vendimmarrje të përçarta, po bëjnë që ndryshe nga të gjitha vendet e Europës perëndimore ne ta përjetojmë pikun e pandemisë, pasi piku i izolimit ka kaluar. Dhe kjo është në fakt edhe arsyeja reale, përtej teorive komplotistë, që BE po na i mban kufijtë të izoluar. Të dhënat e tyre iu tregojnë se ne jemi më keq sesa kur ishte vërtetë keq. Dhe ky izolim i ri, këtë herë jo brenda shtëpive, por brenda vendit tonë është dëshmia më ulëritëse që diskrediton pallavrat me histori suksesi.

Pas kësaj le të vazhdojnë të broçkullisin, se falë kësaj qeverie jemi dhe më mirë se Italia dhe Gjermania që po na i mbajnë dyert të mbyllura.

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Erdogan kështu e shpreh admirimin e tij për popullin shqiptar: Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë!

January 17, 2022

Erdogan në Tiranë nën masa të rrepta sigurie! Mbrohet nga Garda, RENEA dhe një mijë efektivë specialë nga Turqia!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.