Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Analiza e Deutsche Welle: Bashkimi Evropian zhgënjen Ballkanin!

October 19, 2019
8
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Dojçe Welle

Zhgënjimi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është i madh. E kjo është e kuptueshme. Sipas Komisionit të BE-së, Parlamentit të BE-së dhe Presidentit të Këshillit të BE-së Donald Tusk të dy vendet nga Ballkani Perëndimor i kanë përmbushur kushtet për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Që nga viti 2003 vendeve të Ballkanit jashtë BE-së u është dhënë perspektiva për në BE. Që nga 2009 Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret formale, e që nga 2018 e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Pasi Maqedonia e Veriut tani e zgjidhi e grindjen për emrin e shtetit me Greqinë, Shkupi mendonte, se në këtë samit do të funksiononte.

Shkruan: Bernd Riegert, DW

Vetëm një president, francezi Emmanuel Macron, mbajti qëndrimin e refuzimit total. Ai tha jo për kandidatët dhe jo për procesin e anëtarësimit në përgjithësi. Dy të tjerë, kryeministri holandez dhe kryeministri danez, u fshehën pas hijes së tij dhe i refuzuan bisedimet me Shqipërinë.

Vetoja e pakuptueshme e Macron-it e zhyt BE-në jo vetëm në Ballkan, por edhe në Bruksel në një krizë të dyfishtë të besimit. Ç’vlerë kanë premtimet e BE-së, nëse pavarësisht reformave të zbatuara dhe të gjitha përpjekjeve në fund kandidatëve nuk u ofrohet gjë? Për çfarë i ekzaminojnë ekspertët në Komisionin e BE-së – gjithsesi i kritikuar – për vite me radhë këto vende në çdo organizëm, kur në fund mjafton një jo nga Parisi për t’i zhvleftësuar të gjitha rezultatet e ekzaminimit?

Presidentja e re e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që shprehet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, do ta ketë këtej e tutje të vështirë me rezistencën franceze. Në këtë drejtim nuk ndihmon as fakti, që Macron-i fillimisht ia siguroi asaj këtë post dhe tani ndihet i fyer, që kandidatja e tij franceze për Komisionin e BE-së dështoi. Macron është i indinjuar prej Brukselit. As përpjekjet e kancelares Angela Merkel, që është për zgjerimin e BE-së, për ta bindur Macron-in nuk ndihmuan.

Macron synon diçka tjetër

Kredibiliteti i BE-së dhe pasojat në shtetet e Ballkanit, pra zhgënjimi dhe zbehja e vullnetit për reforma, duket se nuk janë fort të rëndësishme për presidentin francez kundrejt argumenteve të politikës së brendshme, që ai thekson. Natyrisht ai ka në kurriz një opozitë populiste të djathtë, që nuk do të emigrantë në Francë dhe lufton kundër BE-së. Por për këtë arsye nuk duhet të minohet politika e përbashkët e BE-së. Edhe në Gjermani populistët e djathtë e kritikojnë kursin e zgjerimit. Por deri tani kjo nuk e ka stepur kancelaren.

Argumenti i Macron-it, se Shqipëria nuk mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit, pasi shumë shqiptarë kërkojnë azil në Francë, gjithashtu nuk qëndron. Më 2018 vetëm 74 shqiptarëve iu dha e drejta e azilit në Francë. 8000 aplikimet e tjera kanë të bëjnë me migrantë ekonomikë, që mund të kthehen. Çështja është, se përse kushtet ekonomike në Shqipëri janë kaq keq, sa që kaq shumë njerëz duan të largohen. Procesi i anëtarësimit, që me siguri mund të zgjasë dhjetë vjet apo edhe më shumë, mund të shfrytëzohet për ta bërë edhe më të aftë këtë vet dhe për ta afruar tek standardet e BE-së. Kjo nuk nënkupton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hynin menjëherë në BE dhe se menjëherë do të vlente lëvizja e lirë e krahut të punës. Përkundrazi.

BE ka mësuar nga gabimet gjatë pranimit të Bullgarisë, Rumanisë dhe në nëj farë mënyre edhe bisedimet e nisura me Turqinë. Sot procedurat janë bërë edhe më të ndërlikuara e më rixhide. Një përshtatje e mëtejshme e normave, sikurse kërkon me të drejtë presidenti francez, realizohet gjatë bisedimeve dhe jo përpara. Procesi i anëtarësimit asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është një procedurë e ngurtë vetëm e përmbushjes së kritereve, por një proces ku reagohet ndaj zhvillimeve në vendet në anëtarësim. Shembulli më i mirë janë bisedimet që vazhdojnë prej 14 vjetësh me Turqinë, që për shkak të n devijimeve autokratike të presidentit Recep Tayyip Erdogan praktikisht ato janë pezulluar.

Pa perspektivën për të hyrë dikur në BE, paqja mes vendeve në Ballkan rrezikohet. Influenca e Rusisë, Kinës dhe Turqisë mund të rritet. Këtë nuk mund ta dëshirojë as presidenti francez.

Argumentet e Francës janë të dobëta. Emmanuel Macron duhet ta rimendojë veton e tij, në qoftë se se nuk do që të tregohet si populist. Shansi tjetër është në samitin e dhjetorit.

Share8Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.