Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Analisti Ramush Tahiri: Zgjedhjet në shkurt, qeveria e re LVV-PDK ose LDK-PDK!

November 27, 2020
22
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ramush Tahiri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është koha që postin e presidentit ta ketë partia e tyre.

Ai ka thënë se ende nuk kanë emër për kandidat dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse nuk kanë një emër gjatë muajit dhjetor.

Në anën tjetër, më i zëshmi për këtë post, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon të ketë ambicie të mëdha dhe se nëse ai nuk e merr këtë post, partia e tij do të dalë nga koalicioni qeverisës.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se afati Kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është dy muaj nga nisja e procedurës dhe zëvendësimi i tij mund të bëhet deri në gjashtë muaj.

“Ka një muaj që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje dhe ende asnjë procedurë zyrtare për kandidimin përkatësisht nominimin e kandidatit nuk e kemi. Afati Kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është dy muaj nga nisja e procedurës përkatësisht nga mbetja vakant e postit të Presidentit, e që duhet patjetër të zgjidhet i riu. Pra nga dorëheqja e tij, edhe pse Kushtetuta nuk e njeh institutin e dorëheqjes, nga vdekja e tij, apo nga shkarkimi i tij, apo nga shpallja e tij nga komision kompetent mjekësor, i paaftë për të ushtruar detyrë, Institucioni i zëvendësimit të tij deri në gjashtë muaj nënkupton tërheqjen e përkohshme apo mosmundësinë e përkohshme të ushtrimit të funksionit, nga shkaqe shëndetësore nga mungesa për ndonjë arsye. Por të gjitha këto duhet të konstatohen dhe të pranohen nga institucioni kompetent përkatës pra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, shihet qartë se partitë duan ta zgjedhin presidentin në Kuvend ndërsa nisma e VV-së për mocion të mosbesimit nuk i ka votat e mjaftueshme.

“Duket se partitë politike nuk janë të interesuara që ta zgjedhin Presidentin në Kuvend. Duket se nuk mund të merren vesh për kandidatin konsensual, partiak apo jopartiak dhe duket se Qeveria edhe pse nuk i ka tash 61 vota në Kuvend nuk dëshiron të tërhiqet përderisa opozita nuk i ka votat e nevojshme ta rrëzojë me mocion votëbesimi. Nisma e Vetëvendosjes për votimin e mosbesimit të Qeverisë Hoti nuk po i bën 40 nënshkrime as me u procedurë për rend të ditës në Kuvend në mënyrë që Qeveria të rrëzohet më së paku 61 vota. Edhe nëse bëhen bashkë VV dhe PDK nevojiten edhe votat e Listës Serbe ose të minoriteteve të tjera që me u bë numri i mjaftueshëm i votave”, është shprehur politologu.

Tutje, ai përmend kandidimin e Haradinajt për president që nuk e ka përkrahjen e koalicionit, nga Nisma është përmendur Limaj e nga LDK ende nuk kanë emër por më parë ishte deklaruar Isa Mustafa.

“Në ndërkohë kemi propozimin publik por të pa dorëzuar në Kuvend që Ramush Haradinaj të kandidohet për President. Kjo nuk ka hasur në përkrahje të partnerëve të koalicionit qeverisës as të minoriteteve as të Listës serbe as të Nismës socialdemokrate as të LDK e le më të ketë përkrahje nga partitë opozitare PDK dhe VV. Gjithashtu në publik është thënë se Nisma do të kandidojë liderin e sajë Fatmir Limaj, ndërsa tash po kemi deklaratën e Lutfi Hazirit se ky post duhet t’i takojë LDK –së dhe se ajo do ta ketë kandidatin e saj. Më herët lideri i LDK Isa Mustafa ishte deklaruar se posti i Presidentit do të duhej t’i takonte në bazë të forcës politike dhe në Kuvend PDK nëse LDK e ruan postin e Kryeministrit”, ka vlerësuar Ramush Tahiri për “Bota sot”.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Haziri ka menduar që ta ndërrojë postin e kryeministrit me atë të presidentit, duke ia dhënë PDK-së kryeministrin apo që PDK t’i bashkohet qeverisë.

“Nuk dihet Lutfi Haziri a ka menduar që të ndërrojë postin e Kryeministrit duke ia dhënë PDK dhe duke e marrë LDK postin e Presidentit si ka bërë në të kaluarën në të gjallë të Ibrahim Rugovës, apo ka menduar që PDK do t’i bashkëngjitet Qeverisë duke marrë vetëm poste ministrore. Si ka rrjedhur në publik Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar postin e Presidentit dhe të pesë ministrave në mënyrë që t’i bashkëngjitet Qeverisë Hoti që tash për tash duket e pamundshme sepse nuk ka gatishmëri të zgjerohet Qeveria me ministra të rinj duke e rritur numrin e kabinetit qeveritar, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë vullnet që t’i lëshojnë vendet ministrore në favor të hyrjes në Qeveri të PDK –së”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, edhe pse Kosova nuk shuhet për respektim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, patjetër se do të respektohen pasi procedurat ashtu edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Tahiri thotë se duhet të jenë 80 deputetë në sallë por që pa VV-në dhe AAK-në është e pamundur të arihet kuorumi.

ShareTweet

Related Posts

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.