Raste me bollëk diskutabile kishte në ndeshjen e së dielës, Gjilani – Drenica. Vendasit fituan takimin 2:0.

Gjilanit në fillim të ndeshjes iu anulua një gol i shënuar nga penalltia. Fiton Hajdari realizoi, por gjyqtari Gramoz Shala e anuloi me pretekstin se lojtari u ndal para se të godiste topin.
Analisti i referimit në emisionin “2me1” në RTV 21, Ismajl Kosumi, deklaroi se gjyqtari pati të drejtë.
“Me rregullat e reja lojtari nuk guxon të ndalet dhe me të drejtë gjyqtari e ka anuluar, pra nuk ekziston më rregulli i përsëritjes së penalltisë”, tha Kosumi, raporton Gazeta Olle.

Ai deklaroi se edhe në dhënien indirekt për Gjilanin në pjesën e parë, gjyqtari pati të drejtë, sikurse në momentin kur nuk akordoi penallti pas goditjes nga indirekti.