Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Analisti i njohur amerikan, Phillips: Ideja e ndryshimit të kufirit ka vdekur – Kurti i ka ndryshuar qëndrimet e tij një nga një!

October 9, 2019
19
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
David Philips

Një analist amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përshtatin qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së ardhshme të Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.

Por prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias tha për Zërin e Amerikës, se edhe Albin Kurti me kalimin e kohës, i ka ndryshuar qëndrimet e tij.

Phillips tha se ideja e ndryshimit të kufirit ka vdekur dhe kur negociatat me Serbinë të rifillojnë, Kosova do të shkojë në tryezë me një platformë të integritetit territorial.

Zëri i Amerikës: Zoti Phillips, si i shihni rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?

David Phillips: Është e qartë se democracia po funksionon në Kosovë. Brezi i ri i votuesve do ndryshim. Njerëzit janë të lodhur me kandidatët e vjetër që e ndërtuan reputacionin gjatë luftës kundër Serbisë. Pra zgjedhjet shkuan mirë. Ato ishin të lira dhe të drejta. Tani Kosovën e pret puna e madhe e formimit të qeverisë dhe të një qëndrimi ndaj Beogradit për negociatat e ardhshme.

Zëri i Amerikës: A e shihni rezultatin jo vetëm si një sinjal për mbështetjen ndaj zotit Kurti, por edhe si votë ndaj politikave dhe qëndrimeve të ish-shumicës brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare?

David Phillips: Është e qartë se Albin Kurti është i respektuar dhe i admiruar nga elektorati. Tani atij i duhet të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të punojë drejt formimit të një qeverie koalicioni, të komunikojë me përfaqësuesit serbë në Kosovë për mënyrat se si mund të punojë me ta dhe të zhvillojë një qëndrim për negociatat me Beogradin. Mendoj se fillimisht do të rishikohet zbatimi i 33 marrëveshjeve ekzistuese dhe bazuar tek ajo analizë, do të rekomandohen disa hapa për zbatimin e mëtejshëm të tyre. Një gjë që nuk është në tryezë, është ndryshimi i kufirit. As Albin Kurti dhe asnjëra nga partitë e mëdha nuk e mbështesin. Pra, qeveria e Kosovës mund të ketë një dialog me Beogradin por dialogu do të jetë për normalizimin brenda kufijve aktualë të Kosovës. Dhe nuk do të jetë në tryezë ndarja.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. A mendoni se kjo është realiste?

David Phillips: Patjetër që duhet të ketë negociata për normalizimin. Të gjithë e mbështesin normalizimin. Ndryshimi i kufijve ishte një ide e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiçit. Dhe tani i ka ikur koha. Është e vdekur dhe nuk duhet të merremi më me të. Duhet të përqendrohemi t’i bëjmë presion Beogradit që të njohë Kosovën, të normalizojë marrëdhëniet, të merret me çështjen e personave të zhdukur, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara si fqinjë brenda kufijve të tyre, krah për krah në paqe dhe mirëqenie.

Zëri i Amerikës: Disa nga deklaratat dhe qëndrimet e zotit Kurti, kanë shkaktuar shqetësim ndër vite tek perëndimi, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në fakt pas zgjedhjeve, deklaratat e tij kanë qenë të matura. A mendoni se ai do t’i modifikojë qëndrimet kur të jetë në qeverisje?

David Phillips: Unë e njoh prej dekadash Albin Kurtin dhe e kam parë të ndryshojë si person dhe si personalitet politik. Unë parashikoj që pjekuria e tij të rritet, që ai të vazhdojë të ndryshojë. Ai mbështet një dialog me Beogradin, por duhet të jemi të qartë për axhendën. Ai është kundër ndarjes apo ndryshimit të kufirit. Prandaj unë pres që zyrtarët amerikanë të përshtaten me realitetin. Albin Kurti do të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie. Do t’i duhet të bashkëpunojë me parti të tjera dhe do t’i duhet të merret me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me serbët e Kosovës, me listën serbe, në mënyrë që të punojmë në mënyrë konstruktive drejt forcimit të një shoqërie të përbashkët që të jetë shumëetnike dhe demokratike.

Albin Kurti mund të jetë partner i mirë në këtë drejtim: i pakorruptuar, pa pazare të fshehta, nuk ka prapaskena. Këtë donin votuesit dhe ne në Shtetet e Bashkuara, duhet ta pranojmë.

Zëri i Amerikës: Pra ju po thoni që do të ketë përshtatje si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe nga ana e zotit Kurti…

David Phillips: Kosova nuk është koloni e Shteteve të Bashkuara, nuk merr urdhra nga Uashingtoni. Ditët kur ambasadori amerikan në Prishtinë diktonte rregullat për çdo gjë, kanë mbaruar.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor (Matthew Palmer) dhe tani i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, zoti Grenell, duhet të ndjekin një strategji të mbështetur në realitet. Ata nuk do të marrin vendime në Uashington dhe t’i thonë qeverisë së Kosovës apo Albin Kurtit çfarë të bëjë. Duhet të ketë një dialog të vërtetë. Kosova është e pavarur dhe sovrane. Duhet gjithashtu ta kuptojmë që votimi i së dielës, ishte një refuzim i planit për ndarje dhe personalisht Hashim Thaçit.

Votuesve të Kosovës u kishte ardhur në majë të hundës me qeverisjen e tij në vend, që ishte joefektive dhe përgjithësisht e korruptuar. Ishin kundër marrëdhënieve të tij rajonale, dhe lidhjeve të tepruara miqësore me Beogradin. Ata duan një qeveri që do të përfaqësojë ineresat e popullit të Kosovës dhe jo interesat e Rusisë apo Serbisë. Është koha të shihet realiteti në sy.

Zëri i Amerikës: A mendoni se do të hiqen tarifat nga qeveria e re?

David Phillips: Sipas mendimit tim tarifat ishin plotësisht të justifikuara, duke u nisur nga veprimet agresive të qeverisë serbe ndaj Kosovës. Veprimet e Serbisë në Abu Dhabi në votimin për Interpolin e detyruan Ramush Haradinajn, të vendoste tarifat e jashtëzakonshme. Përpjekjet e tyre për të bindur vendet e tjera ta tërhiqnin njohjen, e acarojnë edhe më shumë marrëdhënien. Tarifat ekzistojnë. Ndoshta ato do të hiqen, por duhet të ulen gradualisht në varësi të sjelljes së Serbisë. Nuk duhet të ketë më qëndrim antagonist, nuk duhet ta shohë me përçmim Kosovën dhe t’i trajtojë shqiptarët e Kosovës si më pak të rëndësishëm. Duhet të kemi trajtim të barabartë. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol për ta garantuar një gjë të tillë dhe për të respektuar vullnetin e votuesve të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti ka ftuar LDK-në në koalicion. Si mendoni se do të shkojë?

David Phillips: Si dy partitë me numrin më të madh të votave, LDK-ja dhe Vetëvendosja duhet të ulen dhe të flasin për koalicion. Meqenëse Vetëvendosja ka numrin më të madh të votave dhe gjasat më të mëdha janë që të marrë përgjegjësinë për negociatat dhe që Albin Kurti të jetë kryeministri. Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbështesin këto përpjekje dhe LDK-ja në vend që të kërkojë rinumërim, duhet të fillojë të bjerë dakord për bisedime, në mënyrë që t’i përfaqësojë me efetkivitet qytetarët e shumtë që votian për LDK-në në zgjedhje.


Share19Tweet

Related Posts

Analisti amerikan David Phillips: Nuk ka nevojë për Asociacionin, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë!

October 25, 2021

Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë!

April 3, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.