
ofesor Nezir Kraki, vlerëson se kompetencat legjitime duhet t’i jepen Vjosa Osmanit në LDK e jo gardës së vjetër.
“Nuk është serioze që në emër të LDK-së të flasin ata që janë njolla e saj dhe të cilët nuk e kanë asnjë meritë për rezultatin e mirë në këto zgjedhje”, shkruan Kraki në Facebook, transmeton Syri.net Kosova.
Kurse gazetari Liri Loshi, duke folur për sjelljen e Agim Veliut, karshi Vjosa Osmanit në LDK, ka theksuar se ai nuk do ta kundërshtojë koalicionin me VV-në, por ai vetëm dëshiron të sigurohet për veten e tij që edhe më tej të mbetet faktor i rëndësishëm në LDK, meqë është një frikë e tij dhe e Lutfi Hazirit që do të eklipsohen së shpejti nga Vjosa dhe ekipi i saj, i cili ka gjasat më të mira për ta marrë nën kontroll partinë.
Discussion about this post