Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

AMIK-u është i vetmi ‘Autoritet Verifikues’ [Vetting Authority]

February 17, 2020
20
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bahri Gashi

Vetting-u përmes AMIK-ut, është i vetmi Autoritet Verifikues, që klasifikion, mbronë, verifikon dhe trajton çdo institucion, që i nënshtrohet këtij ligji, përfshi, prokurorët, gjyqtarët, ushtarakët, policët etj.

Shkruan: Dr. Bahri M. Gashi

Ditëve të fundit u bë lajm në media, në deklarime të ndryshme se Kosovës i duhet kohë dy vjeqare për përgaditjen e legjislacionit.

Konceptualisht gabim po trajtohet, jo drejt po kuptohet dhe interpretimi i nevojës për një kohë dy vjeqare është totalisht i panevojshëm.

Këto vlerësime si të tilla nuk qëndrojnë, ngase projektligji është gati, vetëm duhet të miratohet në Qeverinë e re dhe të votohet në Kuvend.

Të mësuar ti themi Vetting-u, nga modeli i Shqipërisë, në fakt “Verifikimi” është terminologji gjuhësore adekuate, që duhet përdorur mbi pastërtinë e të gjithë zyrtarëve shtetror, që funksionet e tyre kanë të bëjnë me ndejshmëri mbi kategoritë e Informacionit të Klasifikuar, dhe jo vetëm kaq.

Ky projektligj ka kaluar të gjitha fazat e parapara ligjore, AMIK-u, [Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar], duke mbetur vetëm miratimi në Qeveri dhe votimi në Kuvend.

AMIK-u si Agjenci e pavarur për verifikimin e autoriteteve shtetërore, zyrtarëve të lartë është i paraparë të zbatohet ndaj të gjitha institucioneve publike që ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative dhe gjygjësore, për persona fizik dhe jurdik, që atakohen në informacion të klasifikuar përmes AMIK -ut.
Ligji në ardhje precizon në mënyrë të sakt, gjithë fushveprimtarinë, ndejshmërinë dhe kompleksitetin e trajtimit të Vetting-ut, përkatësisht Verifikimit.
AMIK-u është i vetmi ‘Autoritet Verifikues’ [Vetting Authority] thuhet në Nenin 3; Përkufizimet, pika 1.7.të këtij projektligji.

Ligji ka paraparë në mënyë strikte të gjitha autorizimet mbi autoritetet shtetrore për klasifikimin e informacionit dhe verifikimin – Vetting-un e atyre presonave që ushtrojnë funksione të larta dhe që i nënshtrohen ekspozimit të dokumenteve të klasifikuara, duke filluar nga institucioni i Presidentit; Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Kryetari i Gjykates Supreme; Kryeprokurori i Shtetit; Drejtori i AKI-së; Ministri i Punëve të Brendshme; Ministri i MFSK-së; Komandanti i FSK-së dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, rrjedhimisht trajtimi i tyre dhe kërkesave prej tyre për verifikim të zyrtarëve të lartë të shtetit për mbrojtje dhe qasje në IK.

AMIK-u, si Autoritet i vetëm Verifikues në Republikën e Kosovës, përgjegjës për zhvillimin e procedurës se verifikimit të sigurisë, i përmbahet kërkesave të përgjithshme të vlerësimit të sigurisë, të cilat janë, si më poshtë, por nuk kufizohet vetëm në:

– Verifikimi i sakt i identitetit, gjeneraliteteve dhe statusit të shtetësisë, në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo person;
– Kontrolli i të dhënave, në funksion të sigurisë së Republikës së Kosovës;

– Statusi financiar i aplikantit, me qëllim verifikimi, nëse ai mund të ndodhet nën presion për shkak të paqëndrueshmërisë, vështirësive serioze financiare apo të zotërimit të ndonjë pasurie të pajustifikuar;

– Informacioni për edukimin arsimor të personit pas moshës 18-vjeçare ose për periudhën e gjykuar si të përshtatshme nga autoriteti verifikues;

– Informacioni për punësimin e individit duke marrë në konsideratë referencat e punëve të mëparshme, bazuar në raportet e punëdhënësve;

– Informacioni për pjesëmarrjen në operacione ushtarake apo kohëzgjatjen e shërbimit në forcat e armatosura;

– Vlerësimi i përgjithshëm, nëse personi mund të vihet nën presion nga një forcë e huaj jomiqësore.

AMIK – u, Verifikimi – Vetting-u, poashtu ndër kriteret themelore të vlerësimit të sigurisë, mbi bazën e verifikimit Vetting-ut, që ju ndalohet paisja me “Certifikatë të Sigurimit të Personelit” (CSP), ndër kriteret themelore, mbi bazën e të cilave vlerësohet ekzistenca ose jo e rrezikut të papranueshëm të sigurisë për informacionet e klasifikuara që shërbejnë si bazë për të lëshuar, pezulluar apo refuzuar pajisjen ose mbajtjen e mëtejshme të një CSP-je, janë rastet kur një individ – zyrtarë i lartë shtetror, rezulton [negativ] në verifikim – Vetting se:

– Ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm, në bashkëpunim apo në përbërje të një organizatë ilegale, në veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhunë të armatosur ndaj rendit kushtetues apo ka nxitur aktivisht dikë të kryejë veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues;

– Është apo ka qenë bashkëpunëtor në spiunazh, terrorizëm, tradhti, rebelim apo dhunë të armatosur ndaj rendit kushtetues, ka dyshime të ketë qenë i tillë apo bashkëpunëtor i përfaqësuesve të organizatave, shteteve të huaja, duke përfshirë këtu shërbimet e inteligjencës të cilat mund të cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe/ose të shteteve anëtare të NATO-së, BE-së, përveç rasteve kur këto bashkëpunime janë të autorizuara për shkak të detyrës;

– Është apo ka qenë anëtar i një organizate, e cila me mjete të dhunshme, armiqësore, të paligjshme, ka qëllim të rrëzojë qeverinë apo të ndryshojë rendin kushtetues;

Me këtë ligj është paraparë të themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (ne tekstin e mëtejm: (AMIK) ku përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Ky ligj është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së, si në vijim:

– Vendimi i Këshillit të 23 shtatorit 2013 mbi rregullat e sigurisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të BE-së;

– Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 27 prill 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe shfuqizimin e Direktivës 95/46 / EC (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave).

Si përfundim, qëllimi i këtij ligji AMIK-u, është themelimi i një sistemi unik të sigurisë së lartë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Vetting-u, verifikimin e vazhdueshmëm – konsistent të personave, bartës të pozitave me ndjeshmëri të lartë dhe të ekspozuar ndaj informacionit të klasifikuar.

Share16Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Koncepti i ri Strategjik i NATO-s!

June 20, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.