Tenisti serb, Novak Gjokoviq, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova
Një gjë e tillë e ka irrituar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Cana, i cili e ka quajtur Gjokoviqin primitiv, nacionalist dhe shovinist.
E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Gjokoviq, babai i tenistit serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, shkruan Index.hr, transmeton Gazeta Express.
“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srdjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb Tv Prva. /Express/