
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka arritur në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje aty ku për pak pritet që të takohet me krerët e kësaj partie, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Ndërkombëtarët në vazhdimësi janë dukë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve të reja, ndërsa, ka pasur edhe disa vizita në LDK e LV.
Së fundmi ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett thirrjen për krijim të qeverisë ia ka përcjellë në zyre të partisë edhe liderit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafës./Gazeta Mejdani/

