
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës kanë arritur disa nga deputetët e rinj të cilët do të betohen sot.
Në Kuvendin e Kosovës para pak minutave ka arritur edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Konsett është parë duke hyrë në Kuvend pak minuta më parë, ndërsa seanca pritet që të fillojë në ora 10:00.